Komforti Akustik

Ndërtesat MULTI-KOMFORT krijojnë ambiente me akustikë të balancuar, të cilat bllokojnë zhurmat e dëmshme e të padëshiruara nga jashtë dhe duke përmirësuar cilesinë e zërit në ambientet e brendshme, sipas përdorimit specifik të secilit ambient.

Çfarë është KOMFORTI AKUSTIK?

Bota e sotme është shumë e zhurmshme. Më shumë se gjysma e popullsisë së globit tashmë jeton në qytete – e rrethuar nga zhurmat e automjeteve, paisjeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Shumë nga ne, ndjejnë shqetësime të ndryshme të shkaktuara nga zhurmat e përditshme. Vetëm në Europë numërohen 331 milion banesa të rrethuara me fqinj. Ky fakt paraqet një nga sfidat e reja që ka sjellë zhvillimi në jetën tonë të përditshme.

Kërkimet kanë treguar se ambientet e zyrave dhe klasave, të projektuara mirë në aspektin akustik, ndihmojnë në përmirësimin e përqëndrimit dhe komunikimit. Mësimdhënia është më efektive dhe më pak e lodhshme, kur nxënësit mund të dëgjojnë dhe kuptojnë mirë mësuesin e tyre. Në spitale, bllokimi i niveleve të larta të zhurmave ndikon në zvogëlimin e stresit dhe të pagjumësisë, ndihmon pacientët të rimëkëmben më shpejt dhe lehtëson punën e stafit. Në shtëpitë tona, mbrojtja nga zhurmat kontribuon në ndjenjën e sigurisë dhe privatësisë.

Përpos dëmtimit të drejtpërdrejtë të dëgjimit, zhurmat e padëshiruara mund të dëmtojnë shëndetin tonë në mënyrë të tërthortë. Pasojat e ekspozimit të vazhduar ndaj zhurmave përfshijnë: sëmundjet kardiovaskulare, tensionin e lartë të gjakut, dhimbjet e kokës, ndryshimet hormonale, sëmundje psikosomatike, gjumë të çrregullt, ulje në performancën fizike dhe mendore, stres, agresivitet, ndjesi të vazhdueshme pakënaqësie dhe nivele të ulta të mirëqenies së përgjithshme.

Ambientet me komfort akustik – jo vetëm bllokojnë zhurmat e padëshiruara por mbi të gjitha na bëjnë më produktivë, më të shëndetshëm dhe mbi të gjitha më të lumtur.