ÇFARË ËSHTË KOMFORTI I AJRIT?
Ajri është jetik për ne: mund të mbijetohet deri në 30 ditë pa ngrënë , tre ditë pa pirë – por vetëm tre minuta pa marrë frymë. Sa më i freskët të jetë ajri që ne thithim, aq më të shëndetshëm do të ndihemi në ambientet ku jetojmë, punojmë dhe argëtohemi. Por ama nuk e mendojmë kurrë që cilësia e ajrit mund të jetë një faktor në projektimin e ndërtesës.
Pluhuri, myku dhe polenet mund të reduktojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit në brendësi të një ndërtese. Të njejtin efekt bëjnë edhe produktet e higjenës së përditshme të cilat përmbajnë kimikate. Burime potenciale të ndotjes së ajrit të ambienteve të brendshme mund të jenë produktet e pastrimit dhe përkujdesit personal, produktet për printim, e deri tek materialet dhe mobiljet e ndryshme.
Kur lëshohen në ajër në sasi të caktuara, këta ndotës të përditshëm mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë – psh. avujt e monoksidit të karbonit mund të jenë vdekjeprurës. Ndotësit e zakonshëm të ajrit ama japin pasoja të cilat ndikojnë në mirëqenien tonë – të gjithë i kemi përjetuar aromat e këqia apo ndjenjën e lodhjes në një dhomë jo të ajrosur.
Është e qartë që, vetëm duke patur vazhdimisht ajër të pastër – pa prani të ndotësave dhe aromave të këqija – ne jemi më produktivë, më të lumtur dhe përjetojmë më pak probleme shëndetësore.