Ndërtesat MULTI-KOMFORT ruajnë temperaturë optimale duke përdorur shumë pak energji. Ato janë ndërtesa që nuk do të jenë kurrë shumë të nxehta apo shumë të ftohta – duke mundësuar kështu komfort në çdo veprimtari.nk

Çfarë është KOMFORTI TERMIK?

Temperaturat ekstreme mund të jenë fatale, ndërkohë që, edhe luhatja më e vogël mund të shkaktojë shqetësim dhe jo rehatie – dhomat e gjumit mund të mbi nxehen gjatë netëve të verës, apo zyra mund të jetë shumë e ftohtë gjatë ditës, aq sa gjymtyrët mund të bllokohen për shkak të rrymave të ajrit.

Kur bëhet fjalë për komfortin termik, nuk ekziston një zgjidhje e vetme për të gjitha rastet. Komforti termik vjen si pasojë e një kombinimi të mirë balancuar midis sistemeve të ndërtimit, të cilat duhet të përshtaten me klimën lokale dhe lloji i aktiviteteve që do të zhvillohen në ndërtesë.

Krijimi i një ambienti të rehatshëm,  për punonjësit e një zyre në Chennai, një klase shkolle fillore në Stockholm apo një palestër atletike në New York – secila kërkon zgjidhje të ndryshme nga njëra-tjetra.
Gërshetimi i duhur i sistemeve të ndërtimit u jep mundësinë projektuesve dhe ndërtuesve të krijojnë ambiente të cilat sigurojnë komfortin termik për përdoruesit dhe nevojat e tyre.