Ndërtesat MULTI-KOMFORT ofrojnë sasinë dhe llojin e duhur të ndriçimit për përdorime specifike të ambienteve – qofshin këto hartime dokumentash, kryerjen e nderhyrjeve kirurgjikale apo edhe thjesht leximin e një libri para gjumit.

Çfarë është KOMFORTI VIZUAL?

Pa dritë, nuk do të kishte pothuajse asnjë formë jete dhe bota do të ishte shumë ndryshe nga kjo që njohim sot. Për njerëzimin, drita gjithmonë ka qenë e lidhur ngushtë me ngrohtësinë, sigurinë, shëndetin dhe lumturinë.

Për mirëqenien e individëve në ambientet e mbyllura, është e domosdoshme të ketë të paktën një kontakt vizual me botën e jashtme. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se të punuarit në një zyrë pa dritare, madje edhe nën kushtet e përshtatshme të ndriçimit, është një përvojë krejtësisht e ndryshme nga ajo e të punuarit në një zyrë të mirë ndriçuar dhe me pamje. Studime të shumta shkencore regjistrojnë ndikimet pozitive të kësaj të fundit në gjendjen emocionale, kënaqësinë dhe produktivitetin e individëve.