webertherm Protect

webertherm Protect është një sistem termoizolimi dhe mbrojtës me panele prej XPS (polistiren) me aftësi të larta rezistence mekanike.

Përcjellshmëri të ulët termike
Rezistencë të lartë mekanike

Përshkrimi

webertherm Protect është një sistem termoizolimi dhe mbrojtës me panele prej XPS (polistiren) me aftësi të larta rezistence mekanike. Ky sistem është perfekt për mbrojtjen, izolimin, dekorimin dhe mënjanimin e urave termike që vijnë nga sipërfaqet e betonit të themelit. Për shkak të ngarkesave më të larta që rezultojnë nga kontakti i drejtpërdrejtë i themelit me bazën, ky sistem është I përshtatshëm për nivelin 0/0 dhe -1 ose më poshtë, si mbrojtës i sigurtë i hidroizolimit. Sipërfaqja mbi nivelin e tokës dekorohet me suvanë me gurë shumëngjyrësh webertene kulir/karbokul. Ky sistem është një kombinim i të gjithë përbërësve me cilësi të lartë që janë reciprokisht të pajtueshme për sa i përket vetive fizike. webertherm Protect gjithashtu, ofron mundësi të pakufizuara zgjedhjeje të ngjyrës së shtresës dekorative. Dekori prej gurësh shumëngjyrësh ka një efekt rezistent ndaj lagështirës dhe kombinohet perfekt me elementët e natyrës që e rrethon dhe ka një gamë të lartë kombinimesh. Me instalimin e këtij sistemi, zgjatet jeta e objektit, pasi e gjithë struktura e tij është e mbrojtur nga ndikimet e faktorëve të jashtëm dhe gërryes të tokës.

Karakteristikat dhe avantazhet

  • 2n1 - Sistem me izolim termik dhe mbrojtës

  • Pllaka me përcjellshmëri të ulët termike 0.030

  • Rezistencë të lartë mekanike

  • Gamë e gjerë kombinimesh të gurëve shumëngjyrësh

  • Përshtatje e ngjyrave me natyrën

  • Ruajtje optimale e strukturës së ndërtesës pa kosto mirëmbajtje

Përbërja Produkti Konsumi Njësia
Ngjitës/rrafshues për të gjitha llojet e izolimit webertherm Prestige G/W 9 kg/m²
Izolim me lesh guri Isover XPS 1.2 m²/m²
Weber Saint-Gobain rrjetë webertherm rrjetë fasade 1.1 m²/m²
Astar weberprim akril 0.25 kg/m²
Grafiato/fasadë dekorative inovative webertene kulir/karbokul 2.7 kg/m²

Dokumentacioni

Selekto të gjitha
System info
Broshura
Raporti i testimit
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
Test Report - webertene kulir
Raporti i testimit
Të dhënat teknike të produktit
3 datasheets related with the system
3 datasheets related with the system
TDS - weberprim akril
TDS - webertene kulir
TDS - webertherm rrjete fasade
Deklarata e Performancës
CE certification webertherm Prestige G
Certification prestige W
Prestige G DOP
Prestige W DOP
TDS weber therm prestige_ALB