Pse duhet të përdorim ngjitës pllakash për të shtruar pllaka, cilat janë benefitet?

Ngjitësit e pllakave & bojakët

 

Avantazhet dhe disavantazhet e ngjitësit të pllakave në krahasim me miksin çimento-rërë

Rërë-çimento

Miksi rërë çimento kompozohet nga Çimento Portland e Thjeshtë (OPC) dhe rërë. OPC përdoret për suvatim dhe muratura ndërsa rëra është normalisht rërë lumi, e cila është e vështirë për të kontrolluar madhësinë e kokrrizës, pastërtinë dhe cilësinë.

Ngjitës pllakash gati për përdorim

Ngjitësi i pllakave është i miksuar dhe i formuluar posaçërisht nga OPC, rërë e imët e përzgjedhur, dhe aditivë për të përmirësuar karakteristikat kryesore për shtrimin e pllakave. Ngjitësi pllakave me performancë të lartë mund të përdoret për të shtruar pllaka mbi pllaka ekzistuese, në çimento të lëmuar, në nënshtresa druri (duke përdorur astar), ose në nënshtresa të tjera të veçanta.

 

E parehatshme për të punuar

OPC vjen në formën e thasëve të vegjël ndërsa rëra duhet të blihet në sasi të mëdha, e cila zë hapësira të mëdha në zonat e magazinimit. OPC dhe rëra duhet të rialokohen në një zonë tjetër për miksim dhe procesi është i pisët dhe ka shumë pluhur. Pllakat duhet të lihen në ujë për të paktën një ditë përpara se të shtrohen me rërë-çimento, dhe kjo ha shumë kohë.

I lehtë në përdorim

Është shumë e thjeshtë të përdorësh ngjitës pllakash, do jetë gati për përdorim direkt pas miksimit me ujë. Produktet e paketuara e bejnë më të thjeshtë procesin e transportit, duke pasur pak pluhur dhe një ambient pune të pastër. Pllakat nuk kanë nevojë të lagen, thjesht nxirrini nga paketimi dhe shtrojini.

Konsum kohe dhe jo efikase

Të shtrojmë pllaka në mënyrën tradicionale me rërë-çimento duhet të aplikojmë miksin e rërë-çimentos në topa në pjesën e pasme të pllakës kështu që çdo pllakë duhet bërë me rradhë.

I shpejtë

Malla e dhëmbëzuar normalisht dhe për efikasitet përdoret për të aplikuar miksin e ngjitësit të pllakave në një zonë prej 1 m2. Pllakat më pas shtrohen në vazhdimësi tek ngjitësi i aplikuar me mallë dhe përshtaten shpejtë në linja.

Estetika dhe problemi i shkëputjes së lidhjes

Pa ndihmën e aditivëve për të mbajtur ujin, miksi rërë-çimento thahet shpejtë dhe pastaj shkakton vështirësi në rregullimin e pllakave pasi janë shtruar. Kjo sjell probleme estetike në linjën e pllakave si dhe forcë lidhëse të dobët, e cila do jetë dhe arsyeja për shkëputjen e lidhjes më vonë. Shtrimi i pllakave në mënyrë tradicionale duke aplikuar miksin rërë-çimento në topa në pjesën e pasme të pllakës do krijojë hapësira poshtë pllakës dhe mund të kalojë uji. Kjo krijon problemin e njollave të bardha. Për më tepër, pllaka do të jetë delikate tek pjesa pa asnjë ngjitës nga poshtë.

Cilësia punës

Koha optimale e punueshmërisë e ngjitësit të pllakave lejon pllakat të përshtaten lehtësisht brenda një periudhe kohe të caktuar. Kjo i bën pllakat të shtrohen në linjë dhe mundëson një pamje finale estetike. Aplikimi i ngjitësit me mallë të dhëmbëzuar mundëson përhapje të plotë në pjesën e pasme të pllakës dhe do të reduktojë probleme të tilla si pllaka të thyera veçanërisht në cepa, hyrje të ujit, dhe njolla ose mykje. Kontakti i plotë i ngjitësit midis pjesës së pasme të pllakës dhe nënshtresës ofron një forcë lidhëse të madhe dhe një punë që do ti rezistojë kohës .

Limitimet e aplikimit

Forca lidhëse e dobët e miksit rërë-çimento shkaktohet nga papastërtia në rërë dhe masat e pasakta në miksim. Përveç kësaj, ka limitime në përdorimin e miksit për shtrimin e pllakave të mëposhtme në kushtet e mëposhtme.

• Pllaka me përthithje të ulët
• Pllaka graniti me përmasa 60 x 60cm ose më të mëdha
• Mozaikët e xhamit - në nënshtresa të lëmuara
• Në pllaka ekzistuese
• Në nënshtresa ku ka lëvizje
• Në zona me presion dhe impakt të lartë

Shumëllojshmëri punësh

Ngjitësit e pllakave janë të formuluar sipas aplikimeve specifike si psh. të shtrojnë pllaka, mozaikë xhami, pllaka graniti me përmasa të mëdha (mbi 60 x 60cm), të shtrojnë pllaka në sipërfaqe të lëmuara, në sistemet e mureve të thata, në pllaka ekzistuese pa i hequr ato, në zona të jashtme, zona parkimi, zona industriale, në pishina dhe shumë e shumë të tjera.

Mbetje të materialit

Një shtresë e trashë miksi rërë-çimento duhet të përdoret për të shtruar pllaka në mënyrë tradicionale në topa dhe/ose për të përshtatur nivelin e dyshemesë, në mënyrë që të përftojë mekanizmin e saj lidhës. Kështu do të ketë më shumë ngarkesa në strukturë. Për më tepër, do të ketë mbetje materiale pasi miksi thahet më shpejtë se sa koha e aplikimit.

Arsye ekonomike

Shtrimi i pllakave duke përdorur ngjitës pllakash me mallë të dhëmbëzuar kërkon më pak material. Shtresa ngjitëse është shumë më e hollë se përzierja e rërë-çimentos, dhe kjo çon në ngarkesë më të lehtë në strukturën e ndërtesës. Një qese prej 20 kg ngjitës pllakash mund të përdoret për të shtruar pllaka në një sipërfaqe mesatare prej 4 - 5 m2. Një qese me ngjitës pllakash 25 kg mund të përdoret për të shtruar pllaka mesatarisht 6 - 7 m2. Mbulimi i zonës varet nga lëmimi i nënshtresës, mjetet e punës dhe aftësia e shtruesve të pllakave.

Krahasimi i ngjitësit të pllakave dhe llaçit të rërë-çimentos

Avantazhet

• I shpejtë dhe efikas
• I lehtë për t'u përdorur, përzihet vetëm me ujë
• Fortësi më e mirë lidhëse
• Mund të lyhet brenda 24 orëve pa pritur që lagështia të avullojë
• E aplikueshme në pllaka ekzistuese, shumë nënshtresa të veçanta si çimento e lëmuar, sistem muri të thatë, etj.
• Shtresë më e hollë

Disavantazhet

• Konsumon kohë
• Pllakat duhet të lagen
• Lagështia mund të grumbullohet nën pllaka
• Pllakat hiqen lehtësisht
• Nuk aplikohet për vendosjen e pllakave me përthithje të ulët si graniti 60 x 60 cm ose ndonjë madhësi më të madhe
• Nuk aplikohet për vendosjen e pllakave në pllaka ekzistuese dhe në çimento të lëmuar
• Nuk aplikohet për shtrimin e mozaikëve prej xhami