Etika në biznes
Etika në biznes

Etika në biznes

Parimet e Sjelljes dhe Veprimit përbëjnë Kodin e Etikës dhe themelin e të gjitha politikave dhe angazhimeve tona. Ato përcaktojnë vlerat dhe rregullat e zbatueshme për të gjitha subjektet dhe punonjësit e Grupit, pavarësisht nga natyra e kontratës së tyre të punës (e përhershme, me afat të caktuar ose e përkohshme), si dhe për nënkontraktorët dhe furnitorët tanë.

PRAKTIKAT ETIKE NË MARRËDHËNIEN ME PUNONJËSIT

 

Përmes qëllimit tonë "Making the World a Better Home” (Ta Bëjmë Botën një Shtëpi më të Mirë), ne zhvillohemi mbi bazën e vlerave të forta, të përfaqësuara nga nëntë Parimet e Sjelljes dhe Veprimit, të cilat përbëjnë një kod të mirëfilltë etike. Të zyrtarizuara në vitin 2003, të përkthyera në 31 gjuhë dhe të shpërndara te të gjithë punonjësit, këto parime përbëjnë një referencë praktike etike. Ato përbëjnë një nga kushtet për të qenë pjesë e Grupit.

5 PARIMET E SJELLJES

 

PËRKUSHTIMI PROFESIONAL
PËRKUSHTIMI PROFESIONAL

do të thotë të mobilizosh maksimumin e kompetencave dhe aftësive të përvetësuara, si dhe t’i zhvillosh vazhdimisht ato.  Nevojitet përkushtim profesional dhe gatishmëri për të marrë përsipër detyrat e caktuara dhe për të përftuar njohuritë e nevojshme për të kryer punën. Kjo nënkupton kontributin efektiv të çdo personi, veçanërisht në kujdesin ndaj mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë

RESPEKTI NDAJ TJETRIT
RESPEKTI NDAJ TJETRIT

është parakusht thelbësor për të siguruar zhvillimin profesional dhe personal të çdo individi. Ky parim duhet të respektohet në të gjithë Grupin në mbarë botën.
Presupozon pranimin e pluralizmit, të diversitetit kulturor dhe pranimin e të gjithë njerëzve pavarësisht nga origjina e tyre. Shprehet përmes gatishmërisë për të dëgjuar të tjerët, për t’i informuar, për të dhënë shpjegime dhe për t'i përfshirë në dialog. 

INTEGRITETI
INTEGRITETI

Integritet do të thotë ndjekja me vendosmëri e normave etike dhe të qenët i ndershëm në të gjitha aktivitetet profesionale. Mbi të gjitha, kjo do të thotë se asnjë individ nuk mund të komprometojë interesat profesionale në favor të interesave personale, qoftë në marrëdhëniet brenda Grupit apo edhe kur vepron në emër të Grupit në marrëdhëniet me të tretë, pavarësisht nga praktikat vendase. Për kategori të caktuara punonjësish të Grupit, mund të miratohen norma etike specifike,  kur e kërkon natyra e përgjegjësive të tyre. 

RESPEKTI NDAJ TJETRIT
BESNIKËRIA

është detyrimi për të mbajtur sjellje korrekte në marrëdhëniet me eprorët, kolegët, vartësit dhe palët e treta. Është veçanërisht e ndaluar të ndiqet interesi vetjak kur ky i fundit bie ndesh me qëllimet e shoqërisë ose të Grupit në tërësi. Do të thotë, pajtueshmëri e plotë me udhëzimet dhe rregullat e brendshme të shoqërisë dhe të Grupit. 

SOLIDARITETI
SOLIDARITETI

bazohet në ndjenjën e përgjegjësisë së gjithsecilit në mjedisin profesional, me qëllim që të evitohen prirjet individualiste dhe të vlerësohet puna në grup dhe kontributi i çdo individi. Do të thotë, refuzim i metodave drejtuese ose operacionale të orientuara drejt favorizimit të interesave personale, në dëm të
interesave të shoqërisë ose të Grupit në tërësi.

4 PARIMET E VEPRIMIT

 

RESPEKTIMI I LIGJIT
RESPEKTIMI I LIGJIT

Të gjitha shoqëritë e Grupit duhet të respektojnë me përpikëri aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi
në shtetet ku ato ushtrojnë aktivitetin. Në veçanti, është e ndaluar kryerja e aktiviteteve që mund të bien
ndesh me rregullat e zbatueshme të ligjit të konkurrencës. Shoqëritë e Grupit nuk duhet të përfshihen në asnjë formë financimi të partive politike apo veprimtarive politike, edhe nëse ligjet vendase e lejojnë këtë. Si dhe, duhet të refuzojnë çdo formë të korrupsionit aktiv ose pasiv, qoftë në transaksionet brenda vendit apo edhe në ato ndërkombëtare(2).

KUJDESI PËR MJEDISIN
KUJDESI PËR MJEDISIN

Shoqëritë e Grupit duhet të promovojnë në mënyrë aktive mbrojtjen e mjedisit. Ambientet e shoqërisë, kudo ndodhen, duhet të menaxhohen përmes vendosjes së objektivave të matshme në lidhje me
pajtueshmërinë mjedisore, si dhe vlerësimit dhe kontrollit periodik të kësaj pajtueshmërie. Shoqëritë duhet të përpiqen të rrisin standardet kryesore përkatëse të pajtueshmërisë mjedisore në nivelin e standardeve efektive që hasen në Grup për zona të ngjashme – edhe nëse kjo do të thotë të shkosh përtej kërkesave të legjislacionit vendas.

SHËNDETI DHE SIGURIA NË PUNË
SHËNDETI DHE SIGURIA NË PUNË

Shoqëritë e Grupit i kushtojnë vëmendje të veçantë miratimit të të gjitha masave të nevojshme
për të garantuar mbrojtjen sa më efektive të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës. 
Ato duhet të miratojnë politika për parandalimin e rrezikut dhe të mbikëqyrin zbatimin e tyre, duke ushtruar kontrolle të gjendjes aktuale kundrejt standardeve në fuqi. Këto politika zbatohen si për punonjësit e vet shoqërisë ashtu dhe për punonjësit e nënkontraktorëve, nëse punojnë në objektet që i përkasin Grupit. Shoqëritë duhet të përpiqen të rrisin standardet kryesore përkatëse të performancës së shëndetit dhe sigurisë në nivelin e standardeve efektive të performancës që hasen në Grup për zona të ngjashme.

RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË PUNËMARRËSIT
RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË PUNËMARRËSIT

Shoqëritë e Grupit duhet të garantojnë respektimin me përpikëri të të drejtave të punëmarrësve.  Ato duhet të promovojnë dialogun social aktiv. Gjithashtu, duhet të respektojnë pa kufizim rregullat e
mëposhtme, edhe nëse nuk kërkohet nga legjislacioni vendas: 
Shoqëritë e Grupit duhet të shmangin përdorimin e çdo forme të punës së detyruar dhe të pavullnetshme ose punës së fëmijëve(3), drejtpërdrejt ose tërthorazi ose nëpërmjet nënkontraktorëve, 
gjatë punës së tyre në objekte që i përkasin Grupit;  Ndalohet çdo formë diskriminimi ndaj punëmarrësit, qoftë gjatë procesit të përzgjedhjes dhe marrjes në punë...

Për t’u siguruar që punonjësit tanë t'i përmbahen kodit tonë të etikës, Parimeve të Sjelljes dhe Veprimit, kemi krijuar një program trajnimi përmes platformës së mësimit elektronik (e-learning):

  • ADERIMI: program trajnimi kushtuar Parimeve të Sjelljes dhe Veprimit, kodit të sjelljes etike të Grupit
  • RESPEKTIMI: program trajnimi kushtuar ligjit të konkurrencës
  • VEPRIMI: program trajnimi kushtuar parandalimit të korrupsionit

Objektivi: Trajnoni 100% të menaxherëve të rinj në programet e trajnimit ADERIMI, RESPEKTIMI dhe VEPRIMI në vitin e parë të punës.

GARANTIMI I RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Respektimi i të drejtave të njeriut është në qendër të ADN-së sonë. Parimet tona të sjelljes dhe veprimit i referohen në mënyrë eksplicite konventave përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Udhëzimeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për Ndërmarrjet Shumëkombëshe, Konventës së OECD kundër Korrupsionit dhe Ligjit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut. Ne jemi nënshkrues të Paktit Global të OKB-së të vitit 2003 dhe jemi të zotuar ndaj Parimeve Udhëheqëse të OKB-së për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.

Nëpërmjet Parimeve të Sjelljes dhe Veprimit, jemi të përkushtuar të respektojmë lirinë e organizimit dhe të drejtën e punonjësve për t’u organizuar, duke punuar për diversitetin dhe kundër punës së detyruar, punës së fëmijëve, diskriminimit dhe ngacmimit.

Për të garantuar progresin tonë, kemi hartuar një hartë të rrezikut të të drejtave të njeriut në përputhje me udhëzimet e OKB-së. Në këtë kuadër, kemi përcaktuam rreziqet e spikatura dhe kemi krijuar planet përkatëse të veprimit. Për më shumë, shihni politikën e Grupit për të drejtat e njeriut dhe planin tonë të pajtueshmërisë.

PROGRAM RIGOROZ PAJTUESHMËRIE

Programi ynë i pajtueshmërisë aktualisht bazohet në tre tema kryesore:

  • respektimi i legjislacionit të konkurrencës,
  • parandalimi i korrupsionit,
  • respektimi i sanksioneve ekonomike dhe embargove.

Evoluimi i vazhdueshëm sipas ngjarjeve aktuale, na lejon të zbatojmë praktikat më të mira dhe është një detyrim i përhershëm për të gjithë punonjësit tanë.

SISTEMI I SINJALIZIMIT I SAINT-GOBAIN

Në Saint-Gobain gjithmonë kemi kërkuar të ndërtojmë dhe mbajmë një klimë komunikimi të hapur dhe përfshirës. Besojmë se në këtë mënyrë mund të fitojmë besimin e punonjësve tanë dhe të të gjithë palëve të interesuara. Kjo është arsyeja pse dëshirojmë që të gjithë të kenë një kanal të sigurt dhe të besueshëm për të sjellë në vëmendjen tonë çdo shkelje të ligjit ose të Parimeve tona të Sjelljes dhe Veprimit.

Sistemi i sinjalizimit është i hapur për të gjithë: Punëmarrësit e Saint-Gobain, punëtorët e përkohshëm dhe nënkontraktorët, por edhe palët e interesuara si individë, furnitorë, klientë, sindikata, OJQ ose organe publike. 

Ky sistem operohet nëpërmjet një platforme shumë të sigurt dhe mund të përdoret për të raportuar (qoftë edhe në mënyrë anonime) çdo shkelje të kodit tonë të sjelljes (Parimet e Përgjithshme të Sjelljes dhe Veprimit), ligjit dhe politikave, procedurave dhe angazhimeve tona të brendshme të Grupit. Për shembull, sinjalizimet mund të mbulojnë të drejtat e njeriut, duke përfshirë (në veçanërisht, por jo në mënyrë shteruese) mosdiskriminimin, punën e detyruar dhe të fëmijëve, si dhe korrupsionin, praktikat anti-trust dhe kundër konkurrencës, lirinë e organizimit dhe çështjet e negociatave kolektive.

Sinjalizimet e dhëna në mirëbesim hetohen sistematikisht nga një grup i përkushtuar punonjësish të Saint-Gobain, të cilët janë trajnuar posaçërisht në këtë drejtim dhe janë ngarkuar me detyrimin e ruajtjes rreptësisht të konfidencialiteti.

Grupi është i përkushtuar të mbrojë sinjalizuesit që kanë vepruar në mirëbesim, duke mos ndërmarrë ndaj tyre:

  • masa disiplinore
  • procedura gjyqësore
  • veprime hakmarrëse

Mesazhet mund të dërgohen në mënyrë anonime në këtë platformë, megjithëse ne gjithmonë ju inkurajojmë të deklaroni identitetin tuaj dhe të komunikoni me ne. Ju lutemi të jeni të sigurt se të gjitha të dhënat dhe informacionet që na jepni do të trajtohen me kujdesin maksimal dhe konfidencialitet të rreptë. Ne shpresojmë që të flisni me ne dhe të na ndihmoni të ruajmë vlerat tona. Faleminderit paraprakisht për kontributin tuaj!

VINI RE

Grupi Saint-Gobain është në përputhje me legjislacionin tatimor të vendeve në të cilat operon dhe nuk ka krijuar asnjë strukturë që synon evazionin fiskal. Ne zbatojmë ligjet dhe rregulloret tatimore me ndershmëri dhe integritet.

Saint-Gobain zotohet të respektojë privatësinë, të garantojë sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale të përdoruesve të shërbimeve të tij. Çdo rast i përpunimit të të dhënave personale duhet të jetë i ligjshëm dhe të bëjë pjesë në një nga rastet e autorizuara (me pëlqimin e personit, me nënshkrimin e një kontrate, me qëllim respektimin e një detyrimi ligjor ose të justifikuar nga një interes legjitim). Brenda Grupit është shpërndarë një udhëzues informues që trajton mbrojtjen e këtyre të dhënave, me qëllim për të informuar partnerët dhe punonjësit tanë mbi këtë temë

BLERJA ME PËRGJEGJËSI

Objektivi i Programit të Prokurimit të Përgjegjshëm është të menaxhojë dhe reduktojë rreziqet mjedisore, sociale dhe shoqërore që lidhen me zinxhirët tanë të furnizimit. Në një kontekst ku zinxhirët e furnizimit po bëhen gjithnjë e më kompleks dhe ku ndërgjegjësimi kolektiv për ndikimin e prokurimit tek palët e interesuara po rritet, ky program synon të integrojë kërkesat etike në procesin e prokurimit, si për furnitorët - bazuar në udhëzuesin për furnitorët - ashtu edhe për blerësit, duke zbatuar kartën e blerësit.

Pra, kriteret etike lidhur me të drejtat e njeriut, kushtet e punës dhe respektimin e standardeve, shëndetit, sigurisë dhe mjedisit janë të integruara në procesin e prokurimit. Programi i Prokurimit të Përgjegjshëm zbatohet me rigorozitet dhe në përputhje me parimet e përgjithshme të prokurimit të Grupit, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me furnitorët bazuar në plane të përbashkëta përmirësimi.

SHIFRA

  • 97% e menaxherëve të Grupit u trajnuan për Parimet e Sjelljes dhe Veprimit në vitin e tyre të parë në Saint-Gobain në vitin 2020
  • 94% e menaxherëve të Grupit morën trajnime kundër korrupsionit në vitin e tyre të parë në Saint-Gobain në vitin 2020
  • 96% e menaxherëve të Grupit morën trajnime në fushën e konkurrencës në vitin e tyre të parë në Saint-Gobain në vitin 2020