Po planifikoni rinovimin e tualetit apo ndërtimin e një nyje të re hidrosanitare? Muret e gipsit rezistente në lageshti mund të zëvendësojnë lehtësisht muraturat ekzistuese me tulla ose panelet e vjetra parafabrikate. Në ambiente me lagështi, përdorni gjithmonë pllaka gipsi të përshtatshme, projektuar për të rezistuar ndaj lagështisë.
Pllaka qeramike mbi mur gipsi? Sigurisht.
Pllakat e veshjes mund të vendosen drejtpërdrejt mbi murin e gipsit pa asnjë problem. Lloji i pllakës dhe sistemi i murit duhet të zgjidhen sipas madhësisë së pllakave qeramike.
Para vendosjes së pllakave, sipërfaqja e murit të thatë duhet të trajtohet me astarin e përshtatshëm (me përjashtim të disa pllakave speciale).
Këshillë nga eksperti
“Kur vendosni pllaka mbi muret e gipsit, është më mirë të përdorni ngjitës fleksibël për pllaka. Ky lloj ngjitësi kompenson lëvizjet e vogla të strukturës dhe të bazamentit, që ndodhin natyrshëm. Kjo ndihmon në parandalimin e levizjes së pllakës dhe krisjet e bojakut në fuga.”
Erisa Latifi, Product Manager Rigips
Ku mund të blini gips-karton Rigips?
Pllakat tona dhe aksesorët përkatës mund t’i blini përmes një rrjeti të gjerë
Gabimet më të zakonshme kur përdorni gipse në tualet
Përdorimi i pllakës standarde
Pllakat e zakonshme të gipsit nuk janë të përshtatshme për ambiente me lagështi. Përdorni gjithmonë pllaka gipist të trajtuara për lagështi.
Mungesa e hidroizolimit nën pllaka
Zonat që janë drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj ujit duhet të trajtohen me një shtresë hidroizoluese.
Pa këtë mbrojtje, uji mund të depërtojë në strukturë dhe të shkaktojë shkëputje të pllakave dhe dëmtime të konstruksionit.
Mosaplikimi i astarit/bazës
Nëse gipsi nuk trajtohet me astar/bazë, ngjitësi i pllakave mund të mos lidhet mirë dhe pllakat mund të shkëputen.
Astari/baza është gjithashtu i nevojshëm para aplikimit të shtresave hidroizoluese.