Saint-Gobain International Gypsum Trophy 2025

Gypsum trophy 2025

 Edicionin e 14-të të Trofeut Ndërkombëtar të Gipsit Saint-Gobain

Në lidhje me edicionin e 14të

International Gypsum Trophy, një konkurs prestigjoz ndërkombëtar i organizuar nga Saint Gobain Group. Ky organizim unik ndërkombëtar është një mundësi e jashtëzakonshme për të njohur bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Saint-Gobain dhe klientëve të saj. Projektet konkurruese vendosin një standard të lartë për mjeshtërinë në sistemet e thata në industrinë e Gipsit dhe frymëzojnë ekselencën brenda komunitetit ndërkombëtar të ndërtimit të brendshëm. Edicioni i 14-të i Trofeut u mbajt në 9-11 Prill 2025 në Paris/Francë.

 

29 vende

350 pjesemarres

85 projekte

6 pjesemarres per here te pare

Image
Gypsum trophy trophies

Shqipëria, për herë të parë pjesëmarrëse, rrëmben vendin e parë në kategorinë rezidenciale! 

"Jemi krenarë të ndajmë suksesin e Downtown One Albania, një nga projektet më vizionare në rajon, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Kategorinë Rezidenciale në edicionin e 14-të të Trofeut Ndërkombëtar të Gipsit Saint-Gobain.
Ky është një moment historik jo vetëm për projektin, por edhe për Shqipërinë, e cila për herë të parë konkuroi në këtë ngjarje ndërkombëtare prestigjioze, përkrah projekteve nga shtetet si SHBA, Azia, Europa dhe Afrika.

Vlerësimi i projektit u bë nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga profesionistë të fushës së ndërtimit, arkitekturës dhe dizajnit, të cilët analizuan çdo detaj teknik dhe estetik për të përzgjedhur projektet më të mira në secilën kategori. Downtown One u dallua për novacionin, përkushtimin në zbatim dhe standardet e larta të qëndrueshmërisë.

Ky është projekti i parë rezidencial në Shqipëri ku të gjitha ndarjet dhe strukturat e brendshme janë ndërtuar me sisteme gipsi, duke shënuar një largim nga teknikat tradicionale me llaç dhe tulla.

Si ndërtesa e parë në Shqipëri me certifikim LEED, projekti përfaqëson më së miri zgjidhjet e avancuara të Saint-Gobain për fasada të lehta, efikase me Glasroc X dhe xhamat termike COOL LITE SKN 176 ll, mure ndarës performues të sigurtë me pllakat robuste akustike Duragyp Activ Air dhe leshin e xhamit Isover Forte. Veshje muri me rezistencë 120 min në me pllakat rezistente Rigips RF. Zgjidhjet Saint-Gobain jo vetem që kanë ndihmuar në arritjen e kerkesave të LEED për efikasitet energjetik dhe performancë të lartë, por gjithashtu kanë reduktuar ndjeshëm kohën e ndertimit."

Image
Gypsum trophy 2025

1st Prize

Residential

Downtown One

Kastrati Construction

 

Albania

Grand Prix

Shebara South Island resort

Takla Interior Solution LLC

 

United Arab Emirates

President's Prize

Estádio Pacaembu

Ciamon Revestimentos - Edvar Prates

 

Brazil

Kategoria Rezidenciale

Përshkrimi i projektit

Downtown One është një objekt inovativ në zemër të Tiranës, Shqipëri, i projektuar nga sudio e mirënjohur e arkitekturës MVRDV. Ky kompleks përfshin apartamente me qira, hapësira zyre, zona tregtare dhe shërbime publike. Dizajni fokusohet në krijimin e një atmosfere dinamike urbane që nxit ndërveprimin komunitar dhe përmirëson cilësinë e jetës për banorët dhe vizitorët. Projekti karakterizohet nga një gjuhë arkitekturore e dukshme, me forma të guximshme, fasada të ndershme dhe terasa të gjelbra plot mërë, duke integruar natyrën në strukturën urbane.

Produktet dhe Sistemet e përdorura

Fituesi I cmimit te Madh

Përshkrimi i projektit

Çmimi i madh në edicionin e 14-të të Trofeut Ndërkombëtar të Gipsit Saint-Gobain iu dha Emirateve të Bashkuara Arabe për resortin Shebara South Island – një projekt novator me pod-e lundruese, të ndërtuara në harmoni me natyrën, që sfidoi çdo standard teknik dhe arriti perfeksion falë sistemeve Saint-Gobain.

Shebara Hotel është një projekt unik – një zhvillim i paharrueshëm me 73 dhoma luksoze në Ishullin e pavarur Shebara, një parajsë e fshehtë në Detin e Kuq vetëm 45 minuta me anije larg kontinentit, në lagunën e lulëzuar Al Wajh. Për të mbrojtur jetën e pasur detare, koralet e paprekura dhe peizazhin mahnitës të mjedisit të ndjeshëm detar, hoteli është ndërtuar si një seri të pod-eve të veçanta në formë të veçantë, që duket sikur notojnë mbi ishull dhe koralet e shkëlqyera, duke krijuar një peizazh surreal ku mysafirët janë ngritur në magjinë e detit.

Përmbledhje e eventit

14th Saint-Gobain International Gypsum Trophy – Short Recap Video thumbnail