Rreth nesh

SAINT-GOBAIN ALBANIA

Saint-Gobain u themelua në Shqipëri në vitin 2016. Duke riorganizuar aktivitetet e saj, qëllimi kryesor ishte të sillte në tregun lokal eksperiencën dhe ekspertizën 350 vjeçare të një grupi botëror. Aktiviteti ynë zhvillohet në dy drejtime kryesore: Prodhimi & Distribucioni. Ne prodhojmë dhe shpërndajmë produktet Weber për tregun lokal të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe e eksportojmë atë në rajon. Me një gamë të gjerë prej 27 produktesh ne prodhojmë:

 

➜  Finitura minerale dekorative

➜  Finitura dhe stuko të imëta për nivelim

➜  Ngjitës pllakash

➜  Zgjidhje hidroizolimi

➜  Llaçra suvatimi

➜  Llaçra murature

 

Saint-Gobain Shqipëri gjithashtu importon dhe shpërndan materialet më cilësore dhe zgjidhjet me performancë të lartë nga kompanitë rajonale simotra si Austria, Italia, Hungaria, Çekia, Greqia, Serbia, Rumania dhe Turqia. Ne mbulojmë nevojat e ndërtimit dhe zhvillimit të tregjeve të Shqipërisë dhe Kosovës duke i ofruar komfort, performancë, mbrojtje dhe siguri.

Saint-Gobain në botë

 

Historia e Grupit Saint-Gobain

Shekulli XVII

Nga punishte prodhimi mbretërore në industri

E themeluar gjatë sundimit të Luigjit XIV, punishtja mbretërore e qelqit të pasqyrave zhvilloi një procedurë revolucionare që konsistonte në derdhjen e qelqit në një tavolinë metalike. Punishtja kryesore e prodhimit u vendos në një fshat të vogël në pjesën verilindore të Mbretërisë nga e cila mori emrin: Saint-Gobain.

Shekulli XVIII

Një periudhë begatie dhe zhvillimi

Punishtja e qelqit të pasqyrave filloi të japë fitime të menjëhershme, jo vetëm nga porositë mbretërore por edhe më shumë nga popullariteti që morën në atë kohë pasqyrat për popullin e thjeshtë, pasi ishte e vetmja e llojit të saj.

Shekulli XIX

Progresi i tregut të qelqit

Për t’u përballur me konkurrencën e fortë ndërkombëtare, Saint-Gobain zhvilloi gjerësisht biznesin e kimikateve të cilat, mbështetën zgjerimin e gamës së produkteve të qelqit jashtë Francës. Qelqi filloi të konsiderohej si një material ndërtimi dhe përdorimi i tij në arkitekturë i kombinuar me çelikun bëri që të pasonte një periudhë e cila la pas vepra të mëdha si: stacione hekurudhore, qendra ekspozimi, sera, qendra tregtare etj.

Shekulli XX

Zgjerimi në vende të tjera

Shekulli i 20-të solli shumëllojshmërinë, pasi që në gjenezë Saint-Gobain ka qenë e fokusuar ekskluzivisht në prodhimin e qelqit të pasqyrave, kompania filloi të interesohej për të gjitha produktet e qelqit. Tregu i ri i automjeteve e përforcoi zhvillimin e tregut tradicional të ndërtimit, i cili u stimulua gjithashtu edhe nga promovimi i një stili arkitekturor plot dritë, në të cilin kombinoheshin betoni dhe xhami.

Shekulli XXI

Një Grup mbarë botëror me mbi 350 vjet eksperiencë

Grupi Saint-Gobain ka ndryshuar fokusin e tij në një strategji të habitatit të qëndrueshëm dhe zgjerimit ndërkombëtar me ambicien thelbësore të qëllimit: Të veprojmë çdo ditë që ta bëjmë botën një vend më të bukur dhe më të qëndrueshëm për të jetuar.