Strategjia jonë
Kjo është strategjia që drejton të gjitha veprimet tona. Ne e lidhim qartë prosperitetin tonë me prosperitetin e të gjithëve përreth nesh dhe planetit tonë. Ne zhvillojmë, prodhojmë dhe shpërndajmë materiale për ndërtim dhe industri që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe në të njëjtën kohë kujdesen për mjedisin
VIZIONI YNË
Të jemi një lider në ndërtimet e qëndrueshme që përmirësojnë jetën e përditshme përmes zgjidhjeve inteligjente
Ne duam të vazhdojmë të forcojmë pozicionin tonë në fushën e ndërtimeve të lehta dhe të qëndrueshme dhe të bëhemi ata që vendosin caktojnë dhe përgatitin rrugën për të tjerët.
Deri në vitin 2050, do të ketë 10 miliardë njerëz në Tokë: të gjithë do të kenë nevojë për strehim, burime, transport. Dhe ne ndjejmë përgjegjësinë të jemi aktori kryesor në këtë situatë: të kontribuojmë në sigurimin e strehimit të rehatshëm, për të mbrojtur burimet dhe për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.
Programi Grow & Impact na angazhon të rrisim kontributin tonë pozitiv për shoqërinë dhe planetin. Krahas kësaj strategjie është edhe plani për neutralitetin e karbonit, të cilin do ta arrijmë deri në vitin 2050.
MISIONI YNË
Ne projektojmë, prodhojmë dhe shpërndajmë materiale dhe zgjidhje të dizenjuara për mirëqenien dhe të ardhmen e gjithsecilit.
Ne ofrojmë alternativa ndaj ndërtimeve të rënda: metodat, zgjidhjet dhe shërbimet tona të ndërtimit janë më të qëndrueshme (emetimet e reduktuara të karbonit, konsumi më i ulët i burimeve), më efikase (kohë më e shkurtër e ndërtimit, kursime financiare) dhe vendosin njerëzit, shëndetin dhe komoditetin e tyre në radhë të parë (montim dhe çmontim më i lehtë, komoditet termik dhe akustik).
➜ Zgjidhjet e qëndrueshme përfaqësojnë 72% të shitjeve tona.
➜ Zgjidhjet që ne shesim në një vit eliminojnë afërsisht 1,300 milion ton emetime CO₂ gjatë jetës së tyre.
Ne mbështesim profesionistët e ndërtimit. Ne u ofrojmë atyre zgjidhje gjithnjë e më të besueshme që përmirësojnë performancën dhe produktivitetin. Ne ofrojmë këshilla teknike dhe webinare falas, organizojmë kurse dhe trajnime për certifikim ku mjeshtrit mësojnë të punojnë profesionalisht me materialet tona.


Ne inkorporojmë teknologjitë dhe tendencat më moderne në prodhim. Kjo perfshin:
➜ Parafabrikimi: përshpejton fazat e ndërtimit, zbut mungesën e fuqisë punëtore, redukton prodhimin e mbetjeve;
➜ Printimi 3D: hap mundësi të reja arkitekturore që sjellin kreativitet, qëndrueshmëri dhe efikasitet në terren;
➜ Ndërtimi dixhital: mbështet bashkëpunimin në një model virtual dhe redukton rrezikun e përplasjeve dhe kostot gjatë gjithë ciklit jetësor të ndërtesës.

I gjithë programi Grow&Impact përcakton qartë vizionin dhe strategjinë e Grupit
Saint-Gobain dhe ndikimin e aktiviteteve të tij në botën përreth tij. Ai përcakton një vizion që na jep të gjithëve një drejtim dhe qëllim të qartë të asaj që bëjmë, i drejton aktivitetet dhe planet tona drejt një qëllimi të qartë dhe të kuptueshëm: TË JEMI UDHËHEQËS NË NDËRTIM MODERN DHE NDËRTIM TË QËNDRUESHËM.
Tomáš Rosák
CEO, Evropa Lindore
Lexo më shumë
Misioni ynë
Çdo ditë ne veprojmë për të përmbushur misionin tonë: ta bëjmë botën një vend më të mirë për të jetuar për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Top Employer
Vlerësimi Top Employer shpërblen kompanitë më të mira globale duke ekzaminuar aspekte të ndryshme duke përfshirë proceset e HR dhe zhvillimit të karrierës së organizatës në secilin prej vendeve të saj.