EnveoPutz Premium active banner mobile
EnveoPutz Premium active banner

EnveoPutz Premium Active

SUVA E GATSHME SILIKATE PREMIUM PËR FASADË
Lexo më shumë
Read less
SUVA E GATSHME SILIKATE PREMIUM PËR FASADË

Llogaritni sa material ju nevojitet

Suva dekorative fasade e gatshme për aplikim direkt, me përshkueshmëri të lartë të avujve, e lehtë për t'u ngjyrosur dhe përpunuar. Falë lidhësit silikat të modifikuar, suvaja dekortive EnveoPutz Premium Active ka vetitë më të mira të fasadave silikate, por nuk është aq e ndjeshme ndaj kushteve klimatike gjatë përpunimit dhe tharjes sa suvatë e zakonshme silikate. Formulimi unik siguron mbrojtje më të lartë të fasadës kundër ndotjes dhe rritjes së mikroorganizmave, duke zgjatur ndjeshëm jetën e fasadës dhe duke ulur kështu kostot e mirëmbajtjes së saj.

Avantazhet e produktit:

Suva inovative silikate për fasada

Rezistencë e përmirësuar ndaj ndotjes

Përshkueshmëri shumë e lartë e avujve

Zona e aplikimit

Produkti përdoret për dekorimin dhe mbrojtjen e fasadës së ndërtesave nga ndikimet e motit. I përshtatshëm për bazamente llaçi gëlqere-çimento, çimento dhe polimer-çimento ose si shtresë përfundimtare për sistemet e termoizolimit të jashtëm (ETICS), për ndërtesa të reja dhe rinovime. Pjesë e sistemeve termoizoluese ENVEO.

Përgatitja e bazamentit

Bazamenti duhet të jetë i pastër, i qëndrueshëm, i fortë, i thatë, i niveluar, koheziv, pa çarje, pluhur dhe pjesë që mund të shkëputen dhe pa tkurrje. Veçanërisht gjatë rinovimeve, sigurohuni që në bazament të mos ketë grimcat të paqëndrueshme, p.sh. mbetjet e bojës së vjetër, pjesët e dëmtuara të suvasë, etj. Sipërfaqet e fasadave të riparuara dhe të restauruara duhet të përputhen me suvanë origjinale në pamje dhe fortësi, gjithashtu zonat e riparuara duhet të thahen plotësisht përpara se të aplikohet astari.  

Shtresa e sapoformuar e rrafshimit me rrjetë në sistemin e termoizolimit duhet të ketë trashësi 3-5 mm dhe duhet të jetë tharë mjaftueshem (minimumi 5 ditë në 20 °C dhe lagështia relative nën 70 %).    

Ne rekomandojmë që pabarazia e bazamentit të mos kalojë madhësinë maksimale të kokrrizave të suvasë me 0,5 mm në një gjatësi prej 1 m.

Nëse ka ndonjë dyshim për cilësinë e bazamentit, është e nevojshme të kontrolloni vetitë e tij përpara se të filloni punën.

Të paktën 24 orë para aplikimit të suvasë dekorative të fasadës, lyeni plotësisht nënshtresën me astarin/bazën ENVEOGrund të paholluar dhe të përzierë mirë. Të gjithë elementët e integruar në fasadë, ndriçimi si dhe pjesët e fasadës që nuk do të suvatohen duhet të mbrohen tërësisht përpara se të aplikoni astarin/bazën.    

Përgatitja dhe instalimi i produktit

Përzierja:

EnveoPutz Premium Active duhet të përzihet mirë përpara përdorimit deri në fund në secilën kovë individualisht dhe më pas, të homogjenizohet materiali nga paleta dhe/ose paketime të ndryshme në një enë të madhe për unifikimin (barazimin) e ngjyrës. Për të arritur konsistencën e synuar të suvasë, sipas nevojës, shtoni maksimum 200 ml ujë të pastër në 25 kg produkte. Shtimi i mëpasshëm i ujit dhe dhe pigmentit nuk lejohet.

Aplikimi:

Suvaja e fasadës aplikohet me mallë çeliku në trashësinë e kokrrës më të madhe. Suva e aplikuar siç duhet duhet të përpunohet më pas me mallë PVC ose metalike duke përdorur presion të lehtë në sipërfaqe me lëvizje rrethore ose të drejta në varësi të strukturës dhe pamjes së synuar. Aplikimi dhe përpunimi i suvasë duhet të kryhet në vazhdimësi që sipërfaqja të duket e qëndrueshme. Për performancë të suksesshme, është e nevojshme të përafrohet numri i aplikuesve në krahasim me numrin e kateve dhe sipërfaqes, në mënyrë që bashkimet e materialit të bëhen në gjendje të lagësht dhe të padukshme pas përfundimit. 

Mbrojtja:

Sistemi i fasadës duhet të sigurohet me profile dhe aksesore për të arritur mbrojtje të plotë nga depërtimi dhe kullimi i ujit në sipërfaqe. Produkti nuk duhet të përdoret në sipërfaqe horizontale ku mund të depozitohen papastërti, ujë dhe borë.

Kushtet e përgjithshme:

Gjatë instalimit dhe tharjes temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit duhet të jetë ndërmjet +5°C dhe +25°C. Materiali duhet të mbrohet nga ndikimi i diellit, erës dhe shiut për të paktën 24 orë, periudhë pas së cilës arrihet rezistenca ndaj ndikimit atmosferik. Në kushte që nxisin tharjen e shpejtë (p.sh., temperatura mbi 25 °C, erëra të forta ose bazamente të nxehta), aplikuesi duhet të marrë parasysh këta faktorë për të siguruar ekzekutimin e duhur, duke përfshirë furnizimin me energji elektrike dhe integritetin e strukturës.  

Të gjithë parametrat e deklaruar i referohen kushteve standarde të motit: temperatura 20°C, lagështia relative deri në 65%. Në temperatura më të ulëta të ajrit ose lagështi relative më të lartë, veçanërisht në pranverë dhe vjeshtë kur mjegulla dhe shiu janë më të shpeshta, pjesa e fasadës do të thahet më ngadalë. Nëse suva e aplikuar nuk është tharë plotësisht dhe nuk është e mbrojtur siç duhet nga elementët, shiu mund ta dëmtojë atë ose të shkaktojë ndryshime në ngjyrë pasi të thahet.

Mjetet e punës

Për përzierjen: mikser elektrik.

Për aplikim dhe nivelim: Mallë çeliku dhe plastike, shpatull. 

Mjedisi

Produkti i papërdorur dhe paketimi bosh nuk mund të hidhen jashtë vendeve të menaxhimit të mbetjeve. Shikoni fletën e të dhënave të sigurisë së produktit për më shumë informacion.

Metoda e asgjësimit

Hedhja e përmbajtjes dhe paketimit në përputhje me rregulloret lokale. Hidhni veçmas paketimin dhe materialin e papërdorur. Mos lejoni depërtimin në sistemin e kanalizimit. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme. 

Karakteristikat teknike të produktit

Respektoni rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjatë punës duhet të përdoren pajisje mbrojtëse personale. Kur punoni me produktin, ju rekomandojmë të mos hani, pini apo pini duhan. Pas punës duhet të lani menjëherë lëkurën me ujë dhe ta trajtoni me një krem të përshtatshëm rigjenerues.

Informacioni i detajuar jepet në Fletën përkatëse të të Dhënave të Sigurisë të publikuar në www.sk.weber, www.saint-gobain.al ose me kërkesë drejtuar prodhuesit. 

..

Dokumentet

Produkte të ngjashme

Area