EnveoKleber Excellent banner mobile
EnveoKleber Excellent banner

EnveoKleber Excellent

“ELASTICITET QË JU LEJON TË BËNI ÇDO GJË”
Lexo më shumë
Read less
“ELASTICITET QË JU LEJON TË BËNI ÇDO GJË”

Llogaritni sa material ju nevojitet

Ngjitës fasade i thatë me bazë çimento, për ngjitjen dhe rrafshimin e paneleve termoizoluese të fasadave si polistireni (EPS), polistireni i ekstruduar (XPS) dhe leshit të gurit (MW). 

Avantazhet e produktit:

Punueshmëri e mire

 Rezistent ndaj ngricave

Për të gjitha llojet e paneleve termoizoluese

Zona e aplikimit

Përdoret si ngjitës për ngjitjen e paneleve te izolimit termik të fasadës prej EPS, XPS dhe Lesh Guri dhe si shtresë rrafshuese dhe përforcuese me rrjetë, mbi panelet izoluese.

Përgatitja e bazamentit

Bazamenti duhet të jetë i thatë, i pastër, i fortë, i qëndrueshëm, pa ngricë dhe pa pjesë që mund të shkëputen. Mbetjet e bojës së vjetër, suvasë dhe substancave që reduktojnë ngjitjen (vaj, pluhur, kripëra dhe papastërti të tjera) duhet të eleminohen plotësisht. Në rast se bazamenti është i ekspozuar ndaj lagështirës, është e nevojshme që fillimisht të riparoni dëmtimet e shkaktuara nga lagështira ose të aplikoni hidroizolues.

Për sistem ETICS të fiksuar në bazmanet me ngjitës  dhe upa, devijimi maksimal nga rrafshi vertical nuk duhet të kalojë 20 mm/m. Pabarazitë më të mëdha duhet të rrafshohen me një shtresë të veçantë suvaje me çimento gëlqereje. Nuk lejohet nivelimi i sipërfaqes me ngjitësin e fasadës.

Sipërfaqet e betonit, suvatimet me bazë çimento dhe gëlqere duhet të jenë minimalisht 28 ditë të vjetra me lagësht të mbetur ≤ 2%. Sipërfaqet me përthithje të lartë (për shembull gaz-betoni), suva dhe tulla të vjetra apo fasadat e vjetra minerale, duhet të trajtohen me astarin/bazën weberprim deep. Sipërfaqet e muraturave të reja me tulla (tulla e plotë, blloqe) nuk duhet të trajtohen me astar/bazë. 
Nëse keni dyshime për cilësinë e bazamentit, kontrolloni vetitë e tij përpara se të filloni punën. 

Përgatitja dhe instalimi i produktit 

Bazamenti mbi të cilin aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, i fortë, i thatë, pa gjurmë vaji dhe yndyre, i fortë dhe pa pjesë që mund të shkëputen. Astari/baza mund të aplikohet në bazamente me bazë gëlqereje dhe çimento, të paktën një muaj të vjetëruara. Bazamentet me mbështetje të pamjaftueshme dhe pjesët që shkëputen, sipërfaqet e tretshme nga uji duhet të eleminohen plotësisht dhe të riparohen me materialin e duhur. Sipërfaqet e kontaminuara me myk dhe alga duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe të dezinfektohen me produkte të përshtatshme.   

Përzierja:

Shtoni 25 kg material të thatë në përafërsisht 6 L ujë të pastër, përzieni me mikser elektrik derisa të përfitoni një masë homogjene, kremoze dhe kokrriza. Lëreni të qëndrojë përafërsisht 5 minuta dhe përzieni përsëri. Koha maksimale e punës 1 orë. Materiali që ka filluar të ngurtësohet nuk duhet të ripërzihet me ujë. Përzierja me produkte të tjera (p.sh. agjentë përshpejtues kundër ngrirjes) nuk lejohet. 

Aplikimi i ngjitësit në panelet e izolimit termik:

Aplikoni ngjitësin në anën e pasme të panelit izolues – në forme shiriti në skaje dhe në formën e 2 - 3 pika në mes (të paktën 40% e sipërfaqes së pllakave duhet të lidhet me ngjitës në bazament). Për panelet e termoizolimit prej leshit mineral do duhet të mbulohet me ngjitës e gjitë sipërfaqja e pasme e panelit!

Pllakat termoizoluese ngjeshen në bazament duke ushtruar shtypje. Llaçi ngjitës i aplikuar siç duhet nuk duhet të mbetet në sipërfaqet anësore të paneleve termoizoluese pas aplikimit, ato duhet të mbeten të pastra, pa ngjitës!

Shih Udhëzimet dhe normat e Weber për ETICS. 

Shtresa rrafshuese dhe përforcimi:

Para përforcimit të të gjithë sipërfaqes, kryhen përforcime këndore rreth të gjitha hapjeve në fasadë, më pas vendosen aksesoret për përforcimin e skajeve (këndore PVC me rrjetë, pikore horizontale, profile fundore etj.).

Rrafshuesi aplikohet në termoizolim me mistri të dhëmbëzuar prej inoksi me thellësi minimale të dhëmbëve 8 mm me një lëvizje. Shtypni butësisht rrjetën e përforcimit EnveoTherm në shtresën e ngjitësit të sapo aplikuar, duke u siguruar që mbivendosjet e rrjetës të jenë të paktën 10 cm të gjera. Rrjeta me fibra qelqi duhet të pozicionohet të paktën në 1/3 por jo më shumë se 1/2 e trashësisë së shtresës nga sipërfaqja.

Materiali që del përmes të çarave të rrjetës më pas nivelohet dhe lëmohet pas çdo rimbushjeje. Trashësia totale e rrafshuesit të aplikuar me rrjetë me fibra qelqi duhet të jetë 3 deri në 5 mm.

4. Informacion i përgjithshëm:

Gjatë përpunimit dhe tharjes së materialit, temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit duhet të jetë midis +5 °C dhe +25 °C. Fasada duhet të mbrohet nga ndikimi i rrezeve direkte të diellit, erërave të forta dhe shiut, p.sh. me rrjetë mbrojtëse të skelave të fasadës.  

Aplikimi i astarit të fasadës duhet të kryhet pasi EnveoKleber Excellent të jetë tharë plotësisht ose më së shpejti 48 orë pas aplikimi të shtresës përfundimtare të ngjitësit. Të gjithë parametrat e deklaruar i referohen kushteve standarde të motit: temperatura 20°C, lagështia relative deri në 65%. 

Mjetet

Për përzierjen: mikser elektrik, enë për përzierje. 
Për aplikim: mallë çeliku, shpatull. 

Konsumi i produktit

 EPS:

Për ngjitje afërsisht 3 - 4 kg/m², në varësi të trashësisë së shtresës ngjitëse, kushteve gjatë aplikimit dhe sipërfaqes në të cilën vendosen pllakat termoizoluese.

-  Për rrafshimin me rrjetë: afërsisht 4 - 5 kg/m², në varësi të trashësisë së shtresës së ngjitësit dhe kushteve gjatë aplikimit.

MW: 

- Për ngjitje afërsisht 4 - 5 kg/m², në varësi të trashësisë së shtresës së ngjitësit, kushteve gjatë aplikimit dhe bazamentit në të cilin vendosen pllakat termoizoluese.  

- Për rrafshimin me rrjetë: afërsisht 5 - 6 kg/m², në varësi të trashësisë së shtresës së ngjitësit dhe kushteve gjatë aplikimit.

Ruajtja, magazinimi dhe transporti

Produkti është i paketuar në thasë letre me veshje PE. Thasët janë të siguruar në paleta të mbështjella me folie. Rekomandohet të ruhet në paketim origjinal, të paprekur, të thatë, të mbrojtur nga lagështia dhe rrezet e diellit direkte.

Data e skadencës: Në këto kushte data e skadencës është 12 muaj nga data e prodhimit të shënuar në paketim. Pas hapjes, përdorni përmbajtjen menjëherë.

Paketimi: Thes 25 kg (toleranca e peshës ± 3%), 48 thasë në paletë = 1200 kg. 

Siguria e produktit

Respektoni rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjatë punës duhet të përdoren pajisje mbrojtëse personale. Kur punoni me produktin, ju rekomandojmë të mos hani, pini apo pini duhan. Pas punës duhet të lani menjëherë lëkurën me ujë dhe ta trajtoni me një krem të përshtatshëm rigjenerues.

Informacioni i detajuar jepet në Fletën përkatëse të të Dhënave të Sigurisë të publikuar në www.sk.weber, www.saint-gobain.al  ose nëpërmjet një kërkese drejtuar prodhuesit.

Karakteristikat teknike të produktit

Densiteti (në formë të thatë): 1400 – 1600 kg/m3
Konsumi i ujit: Përaf. 6,0-6,25 liter / 25 kg*
Koha e punës: max. 60 min.*
Vlera Sd (rezistenca e difuzionit të avullit):max. 0,5 m
Reagimi ndaj zjarrit:A1
Përthithja e ujit:max. 0,5 kg/m2 pas 24 orësh

* Sipas metodës së aplikimit dhe kushteve mjedisore të aplikimit, kontrolloni konsumin e ujit në paketim për informacion më të saktë. 

..

Dokumentet

Produkte të ngjashme

Area