
EnveoTherm Excellent EPS
EnveoTherm Excellent është një sistem fasade i çertifikuar, i projektuar për objekte banimi dhe tregtare, i përshtatshëm si për ndërtime të reja ashtu edhe për rinovime të strukturave të vjetra. Jetëgjatësia dhe izolimi termik i sistemit sigurohen nëpërmjet produkteve të përzgjedhura Enveo, të cilat, kur kombinohen, ofrojnë një sistem fasade cilësor, të krijuar për ta mbrojtur fasadën. Elementi izolues i sistemit mund të përbëhet nga polisterol i bardhë ose grafit polisterol, ndërsa shtresa e fundit dekorative ofron munësinë e zgjedhjes midis suvave të fasadës silikate dhe silikoni.
Avantazhet e sistemit te fasades EnveoTherm Excellent:
Mbron elementët strukturorë dhe zgjat jetëgjatësinë e ndërtesës
Kursen energji gjatë ngrohjes dhe ftohjes
Parandalon urat termike dhe përmirëson cilësinë estetike të fasadës
Rrit vlerën e ndërtesës
Krijon një ambient të brendshëm më të rehatshëm
Sistem i çertifikuar ETA
Përbërja e sistemit të fasadës ENVEO

1 EnveoKleber Excellent – Ngjitës për panelet e Izolimit Termik
2 EPS I bardhë / Grafit EPS: Panele Izolimi
3 Upa/Tiplla – të gjitha të çertifikuara ETAG 014
4 EnveoKleber Excellent – Rrafshues për rrjetën e fasadës
5 EnveoTherm Mesh 117 50 / EnveoTherm Mesh 131 50 – Rrjetë fasade me fibra qelqi
6 Enveo Grund – Astar / Bazë fasade
7 EnveoPutz – Suva dekorative
EnveoPutz Premium Aqua
EnveoPutz Premium Clean
EnveoPutz Premium Silicon
EnveoPutz Premium Active
EnveoPutz Silicon
EnveoPutz Silicat
KOMPONENTI | PRODUKTI | KONSUMI |
---|---|---|
Ngjitësi i termoizolimit | EnveoKleber Excellent | ≥ 5.0 kg/m² |
Paneli izolues | EPS i bardhë / EPS Grafit | 1,0 m²/m² |
Upa / Tiplla | Të gjitha të çertifikuara ETAG 014 | ≥5 pcs/m² |
Rrafshuesi për rrjetën e fasadës | EnveoKleber Excellent | ≥ 5,0 kg/m² |
Rrjetë fasade me fibra qelqi | EnveoTherm Mesh 117 50 | 1,1 m’/m² |
Astar/Bazë për fasada | EnveoGrund | 0,25 kg/m² |
Suva dekorative | EnveoPutz Silicat | 2,0-3,5 kg/m² |
Udhëzime mbi aplikimin
Ngjisni panelet termoizoluese të poisteroli të bardhë ose grafit polisteroli në bazamentin e përgatitur më pare, duke përdorur ngjitësin EnveoTherm Excellent duke aplikuar metodën perimetër-pik. Kur ngjisni panelet, vendosini ato pranë njëra-tjetrës, duke siguruar që fugat të mos përputhen me skajet e hapjeve të fasadës. Udhëzimet e hollësishme për përgatitjen e bazamentit, përgatitjen e ngjitësit dhe instalimin e produktit mund të gjenden në fletën e të dhënave teknike të produktit nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Fiksimi i termoizolimit me upa/tiplla mund të kryhet jo më shpejt se 48 orë pas ngjitjes. Vendosni upat/tipllat në skaje dhe në qendrën e paneleve termoizoluese. Numri minimal i upave/tipllave për m² duhet të jetë së paku 5; megjithatë, numri i saktë duhet të llogaritet nga një Inxhinier, bazuar në lartësinë e ndërtesës, fuqinë e erës në zonën e objektit, etj. Udhëzime të hollësishme rreth produktit mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Zbatoni shtresën rrafshuese të termoizolimit me ngjitësin EnveoKleber Excellent. Përpara se të përforconi sipërfaqen e plotë, vendosni profilet e nevojshme me rrjetë (këndore, pikatore, profile izoluese, etj.) dhe përforcime në qoshet rreth hapjeve. Përforconi gjitë sipërfaqen me rrjetën e fasadës EnveoTherm Mesh 117 50 / EnveoTherm Mesh 131 50, duke siguruar një mbivendosje prej 10 cm në mënyrë që trashësia totale e shtresës pas mbulimit të rrjetës me ngjitës të jetë së paku 4 mm. Gjatë instalimit, vendoseni rrjetën brenda të tretës së jashtme të shtresës rrafshuese për të siguruar rezistencë të lartë të sistemit ndaj ndikimeve të jashtme. Udhëzimet e hollësishme rreth produkteve mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Aplikoni astarin/bazën Enveo Grund në një ose dy shtresa, mbi shtresën rrafshuese të EnveoKleber Excellent të tharë mirë. Është thelbësore që sipërfaqja të mbulohet tërësisht me astar/bazë të bardhë ose të ngjyrosur sipas ngjyrës të suvasë së fasadës nga sistemi EnveoTherm Mix. Udhëzime të hollësishme rreth produktit dhe aplikimit të tij mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Përpara përdorimit, përzieni tërësisht suvanë e gatshme EnveoPutz dhe përgatitni materialin për sipërfaqen e caktuar. Pas kësaj, vazhdoni me aplikimin e produktit në mënyrë të sinkronizuar, duke lidhur dhe punuar fugat e materialit të aplikuar në gjendje të njomë, për t'u siguruar që ato të mos jenë të dukshme pas përfundimit. Temperatura e ajrit dhe e bazamentit gjatë aplikimit dhe tharjes nuk duhet të jetë më e ulët se +5°C ose më e lartë se +30°C. Mbroni materialin nga kushtet e pafavorshme atmosferike për të paktën 24 orë. Udhëzimet e hollësishme rreth produkteve mund të gjenden përmes kodit QR ose ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.