EnveoTherm Excellent MW

SISTEM TERMOIZOLIMI FASADE ME LESH GURI (MW)

EnveoTherm Excellent MW është një sistem fasade i çertifikuar, i projektuar për objekte banimi dhe tregtare, i përshtatshëm si për ndërtime të reja ashtu edhe për rinovime të strukturave të vjetra. Jetëgjatësia dhe izolimi termik i sistemit sigurohen nëpërmjet produkteve të përzgjedhura Enveo, të cilat, kur kombinohen, ofrojnë një sistem fasade cilësor, të krijuar për të siguruar mbrojtje dhe jetëgjatësi të fasadës.

Elementi izolues i sistemit të fasadës mund të përbëhet nga leshi mineral apo izolim me fibra pingule (lamella), ndërsa shtresa përfundimtare dekorative ofron munësinë e z


Avantazhet e sistemit te fasades EnveoTherm Excellent:

Mbron elementët strukturorë dhe zgjat jetëgjatësinë e ndërtesës

Kursen energji gjatë ngrohjes dhe ftohjes

Parandalon urat termike dhe përmirëson cilësinë estetike të fasadës

Rrit vlerën e ndërtesës

Krijon një ambient të brendshëm më të rehatshëm

Sistem i çertifikuar ETA

Lejon "frymë marrjen" e objektit

Rrit izolimin akustik të fasadës


Përbërja e sistemit të fasadës ENVEO

EnveoTherm Excellent MW
1
EnveoKleber Excellent – Ngjitës për panelet e Izolimit Termik
2
Isover Profi Fassade/ Fasade – Panele Termoizolimi
3
Upa / Tiplla - të gjitha të çertifikuara ETAG 014
4
EnveoKleber Excellent – Rrafshues për rrjetën e fasadës
5
EnveoTherm Mesh 117 50 / EnveoTherm Mesh 131 50 – Rrjetë fasade me fibra qelqi
6
Enveo Grund – Astar / Bazë fasade
7

Silicate
Silicon
Premium Clean
Premium Aqua
Premium Active
Premium Silicon
Suva dekorative

EnveoPutz Silicate – Suva dekorative

1 EnveoKleber Excellent – Ngjitës për panelet e Izolimit Termik

2 Isover Profi Fassade/ Fasade – Panele Termoizolimi

3 Upa / Tiplla - të gjitha të çertifikuara ETAG 014

4 EnveoKleber Excellent – Rrafshues për rrjetën e fasadës

5 EnveoTherm Mesh 117 50 / EnveoTherm Mesh 131 50 – Rrjetë fasade me fibra qelqi

6 Enveo Grund – Astar / Bazë fasade

7 EnveoPutz Silicate – Suva dekorative +

Silicate
Silicon
Premium Clean
Premium Aqua
Premium Active
Premium Silicon
Suva dekorative

KOMPONENTI

PRODUKTI

KONSUMI

Ngjitësi i termoizolimit 

EnveoKleber Excellent

≥ 5.0 kg/m²

Paneli izolues

Isover Profi Fassade / Isover Fassade

1,0 m²/m²

Upa / Tiplla

Të gjitha të çertifikuara ETAG 014

≥5 pcs/m²

Rrafshuesi për rrjetën e fasadës

EnveoKleber Excellent

≥ 5,0 kg/m²

Rrjetë fasade me fibra qelqi

EnveoTherm Mesh 117 50

1,1 m’/m²

Astar/Bazë për fasada

EnveoGrund

0,25 kg/m²

Suva dekorative

EnveoPutz Silicate / Silicon
/ Premium Clean / Premium Aqua
/ Premium Active / Premium Silicon 

2,0-3,5 kg/m²


Udhëzime mbi aplikimin

Ngjitja e paneleve të termoizolimit
EnveoKleber Excellent

Panelet termoizoluese Isover Profi Fassade dhe Isover Fassade duhet të ngjiten në një bazament të përgatitur më parë duke përdorur ngjitësin EnveoKleber Excellent. Për panelet e leshit të gurit, është e nevojshme të mbuloni plotësisht sipërfaqen e pasme me ngjitës dhe më pas të aplikoni ngjitësin duke përdorur metodën perimetër-pik. Për ngjitjen e paneleve lamella, është thelbësore aplikimi i bollshëm i ngjitësit në të gjithë sipërfaqen e panelit. Kur ngjisni panelet, vendosini ato pranë njëra-tjetrës, duke siguruar që fugat të mos përputhen me skajet e hapjeve të fasadës. Udhëzimet e hollësishme për përgatitjen e bazamentit, përgatitjen e ngjitësit dhe instalimin e produktit mund të gjenden në fletën e të dhënave teknike të produktit nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al. 

Fiksimi me upa/tiplla

Fiksimi i termoizolimit me upa/tiplla mund të kryhet jo më shpejt se 48 orë pas ngjitjes. Vendosni upat/tipllat në skaje dhe në qendrën e paneleve termoizoluese. Numri minimal i upave/tipllave për m² duhet të jetë së paku 5; megjithatë, numri i saktë duhet të llogaritet nga një Inxhinier, bazuar në lartësinë e ndërtesës, fuqinë e erës në zonën e objektit, etj. Udhëzime të hollësishme rreth produktit mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rswww.saint-gobain.al.

Rrafshimi me rrjetë përforcuese fasade
EnveoKleber Excellent

Zbatoni shtresën rrafshuese të termoizolimit me ngjitësin EnveoKleber Excellent. Përpara se të përforconi sipërfaqen e plotë, vendosni profilet e nevojshme me rrjetë (këndore, pikatore, profile izoluese, etj.) dhe përforcime në qoshet rreth hapjeve.
Përforconi gjithë sipërfaqen me rrjetën e fasadës EnveoTherm Mesh 117 50 / EnveoTherm Mesh 131 50, duke siguruar një mbivendosje prej 10 cm në mënyrë që trashësia totale e shtresës pas mbulimit të rrjetës me ngjitës të jetë së paku 5 mm. Gjatë instalimit, vendoseni rrjetën brenda të tretës së jashtme të shtresës rrafshuese për të siguruar rezistencë të lartë të sistemit ndaj ndikimeve të jashtme. 
Udhëzimet e hollësishme rreth produkteve mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.

Aplikimi i Astarit/Bazës së Fasadës
EnveoGrund small

Aplikoni astarin/bazën Enveo Grund në një ose dy shtresa, mbi shtresën rrafshuese të EnveoKleber Excellent të tharë mirë. Është thelbësore që sipërfaqja të mbulohet tërësisht me astar/bazë të bardhë ose të ngjyrosur sipas ngjyrës të suvasë së fasadës nga sistemi EnveoTherm Mix. Udhëzime të hollësishme rreth produktit dhe aplikimit të tij mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.

Aplikimi i Suvasë Dekorative të Fasadës

Përpara përdorimit, përzieni tërësisht suvanë e gatshme EnveoPutz dhe përgatitni materialin për sipërfaqen e caktuar. Pas kësaj, vazhdoni me aplikimin e produktit në mënyrë të sinkronizuar, duke lidhur dhe punuar fugat e materialit të aplikuar në gjendje të njomë, për t'u siguruar që ato të mos jenë të dukshme pas përfundimit. Temperatura e ajrit dhe e bazamentit gjatë aplikimit dhe tharjes nuk duhet të jetë më e ulët se +5°C ose më e lartë se +30°C. Mbroni materialin nga kushtet e pafavorshme atmosferike për të paktën 24 orë. Udhëzimet e hollësishme rreth produkteve mund të gjenden përmes kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.

EnveoPutz Silicat
EnveoPutz Silicon

Dokumentet

Kontakt

Tel: +355 69 202 4002