
EnveoTherm Premium EPS
EnveoTherm Premium është një sistem fasade i çertifikuar, i projektuar për objekte banimi dhe tregtare, i përshtatshëm si për ndërtime të reja ashtu edhe për rinovime të strukturave të vjetra. Sistemi i fasadës përbëhet nga materiale të përzgjedhura të games Enveo, kombinimi i së cilave ofron një sistem cilësor, të krijuar për funksionalitet afatgjatë.
Elementi izolues i sistemit mund të përbëhet nga polisterol i bardhë, grafit polisterol ose panelet e izolimit Clima therm. Shtresa përfundimtare dekorative ofron munësinë e zgjedhjes midis suvave të fasadës të formuluara veçanërisht pë
Avantazhet e sistemit te fasades EnveoTherm Premium:
Mbron elementët strukturorë dhe zgjat jetëgjatësinë e ndërtesës
Kursen energji gjatë ngrohjes dhe ftohjes
Parandalon urat termike dhe përmirëson cilësinë estetike të fasadës
Rrit vlerën e ndërtesës
Krijon një ambient të brendshëm më të rehatshëm
Sistem i çertifikuar ETA
Përbërja e sistemit të fasadës ENVEO

1 EnveoKleber Excellent/Premium/Premium Light - Ngjitës për panelet e Izolimit Termik
2 EPS I bardhë/EPS Grafit /Clima – Panele Izolimi
3 Upa/Tiplla – të gjitha të çertifikuara ETAG 014
4 EnveoKleber Premium/Premium Light - Rrafshues për rrjetën e fasadës
5 EnveoTherm Mesh 117 50 / 131 50 / 3F 50 - Rrjetë fasade me fibra qelqi
6 Enveo Grund - Astar / Bazë fasade
7 EnveoPutz Premium Silicon/Aqua/Clean/Active – Suva dekorative
KOMPONENTI | PRODUKTI | KONSUMI |
---|---|---|
Ngjitësi i termoizolimit | EnveoKleber Excellent | ≥ 5.0 kg/m² |
Paneli izolues | EPS i bardhë | 1,0 m²/m² |
Upa / Tiplla | Të gjitha të çertifikuara ETAG 014 | ≥5 kom/m² |
Rrafshuesi për rrjetën e fasadës | EnveoKleber Excellent | ≥ 5.0 kg/m² |
Rrjetë fasade me fibra qelqi | EnveoTherm Mesh 117 50 | 1,1 m’/m² |
Astar/Bazë për fasada | EnveoGrund | 0,25 kg/m² |
Suva dekorative | EnveoPutz Premium Silicon | 2,0-3,5 kg/m² |
Udhëzime mbi aplikimin
Panelet termoizoluese EPS i Bardhë/EPS Grafit/EPS Clima duhet të ngjiten në bazamentin e përgatitur më pare, me ngjitësin EnveoKleber Excellent/Premium/Premium Light, duke aplikuar me metodën perimetër-pik. Kur ngjisni panelet, vendosini ato pranë njëra-tjetrës, duke siguruar që fugat të mos përputhen me skajet e hapjeve të fasadës. Udhëzimet e hollësishme për përgatitjen e bazamentit, përgatitjen e ngjitësit dhe instalimin e produktit mund të gjenden në fletën e të dhënave teknike të produktit nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Fiksimi i termoizolimit me upa/tiplla mund të kryhet jo më shpejt se 48 orë pas ngjitjes. Vendosni upat/tipllat në skaje dhe në qendrën e paneleve termoizoluese. Numri minimal i upave/tipllave për m² duhet të jetë së paku 5; megjithatë, numri i saktë duhet të llogaritet nga një Inxhinier, bazuar në lartësinë e ndërtesës, fuqinë e erës në zonën e objektit, etj. Udhëzime të hollësishme rreth produktit mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Zbatoni shtresën rrafshuese të termoizolimit me ngjitësin EnveoKleber Premium/Premium Light. Përpara se të përforconi sipërfaqen e plotë, vendosni profilet e nevojshme me rrjetë (këndore, pikatore, profile izoluese, etj.) dhe përforcime në qoshet rreth hapjeve.
Përforconi gjithë sipërfaqen me rrjetën e fasadës EnveoTherm Mesh 117 50 / 131 50/ 3F 50, duke siguruar një mbivendosje prej 10 cm në mënyrë që trashësia totale e shtresës pas mbulimit të rrjetës me ngjitës të jetë së paku 5 mm. Gjatë instalimit, vendoseni rrjetën brenda të tretës së jashtme të shtresës rrafshuese për të siguruar rezistencë të lartë të sistemit ndaj ndikimeve të jashtme.
Udhëzimet e hollësishme rreth produkteve mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Aplikoni astarin/bazën Enveo Grund në një ose dy shtresa, mbi shtresën rrafshuese të EnveoKleber Excellent të tharë mirë. Është thelbësore që sipërfaqja të mbulohet tërësisht me astar/bazë të bardhë ose të ngjyrosur sipas ngjyrës të suvasë së fasadës nga sistemi EnveoTherm Mix. Udhëzime të hollësishme rreth produktit dhe aplikimit të tij mund të gjenden nëpërmjet kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.
Përpara përdorimit, përzieni tërësisht suvanë e gatshme EnveoPutz dhe përgatitni materialin për sipërfaqen e caktuar. Pas kësaj, vazhdoni me aplikimin e produktit në mënyrë të sinkronizuar, duke lidhur dhe punuar fugat e materialit të aplikuar në gjendje të njomë, për t'u siguruar që ato të mos jenë të dukshme pas përfundimit. Temperatura e ajrit dhe e bazamentit gjatë aplikimit dhe tharjes nuk duhet të jetë më e ulët se +5°C ose më e lartë se +30°C. Mbroni materialin nga kushtet e pafavorshme atmosferike për të paktën 24 orë. Udhëzimet e hollësishme rreth produkteve mund të gjenden përmes kodit QR ose në faqet tona www.saint-gobain.rs & www.saint-gobain.al.