O2 Residence

E rrethuar nga gjelbërimi dhe liqeni i Farkës, gjendet kompleksi rezidencial O2, një kompleks vilash dhe apartamentesh luksoze qe ofron standartet më të larta të jetesës. Për ndërtimin e vilave dhe apartamenteve u përzgjodhën produktet e Saint-Gobain si Webertene ExtraClean i cili mban fasadën ekstra të pastër dhe të freskët duke e ruajtur nga lagështira. Gjithashtu përdorimi i leshit të gurit Isover i jep ndërtesave veçori shumë të mira të izolimit akustik, kundra zjarrit dhe mbron strukturën nga degradimi. Ndër të tjera, Saint-Gobain ka mundësuar pllakën e gipsit novatore të fasadës Glasroc® X, rezistente ndaj lagështirës, zjarrit, impaktit mekanik dhe rrezeve UV.

