Pallati Korce

Pallati Korce

Një nga ndërtesat më të reja në Korçë vjen me një dizajn unik për qytetin. Për të realizuar fasadën e veçantë me rrathë, Saint-Gobain ka ofruar ekspertizën e saj në zgjidhjen teknike të fasadës gjeometrike. Gjithashtu Saint-Gobain ka mundësuar sistemin e termoizolimit të markës Weber ne komplet ndërtesën.

Webertherm Family është një sistem termoizolimi me panele termoizoluese prej EPS dhe i dekoruar me grafiato ExtraClean - gjithmonë i pastër. Ai njihet edhe si produkti novator i markës Weber me përbërje silikon-silikat, i pandjeshëm ndaj shirave, ndryshimeve klimatike dhe lagështisë së vazhdueshme. Sistemi është i ideuar për të ofruar komfort maksimal në ambientet e jashtme, me përshkueshmëri perfekte të avujve dhe kundërveprim të shkëlqyer me ujin. Efekti vetë-pastrues i grafiatos ExtraClean zgjat jetën e fasadës dhe ndihmon në kursimin e energjisë për ngrohje dhe ftohje, si dhe minimizon kostot e mirëmbajtjes.