Vilat Cuci

Vilat Cuci

Rezidenca Cuci është një rezidencë e re banimi, moderne dhe ECO-TECH, në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë. Për këtë kompleks rezidencial, Saint - Gobain ka mundësuar 70% të produkteve të përdorura në projekt ku përfshihen:

· Sistem termoizolimi me veshje qeramike i përbërë nga produktet webertherm Prestige, weber EPS, webertherm rrjete & aksesorë

· Sistem hidroizolimi për tualete me pllaka të dimensioneve të mëdha nga produktet me cilësi të lartë webertec Aquastop 2K, aksesorë hidroizolimi dhe ngjitësin e pllakave webercol Evoflex.

· Sistem i plotë hidroizolimi për tarraca i përbërë nga hidroizoluesi webertec Aquaseal 2k, webertherm rrjete si dhe ngjitës për tarraca webercol Superflex.

· Sistem tavani për verandat e mrekullueshme me Glasroc X dhe Glasrox Skim coat.

· Sisteme Rigips për muraturat e brendshme për izolim akustik >63 dB.

· Gamën e plotë të llaçrave teknik për sistemet e muraturave ku përmendim webermur LM10 për ngjitjen e tullave, webermur LM13 për suvatimin dhe webermur Stuko për patinimin e imët, stuko ekologjike pa përmbajtje cimentoje.

Këto produkte bëjnë të mundur realizimin e një rezidence me standartet më të reja bashkëkohore si dhe duke i ofruar komoditetin maksimal rezidenteve të saj.