Enveogrund banner mobile
enveogrund banner

EnveoGrund

“QËNDRUESHMËRI QË I REZISTON ÇDO SFIDE”
Lexo më shumë
Read less
“QËNDRUESHMËRI QË I REZISTON ÇDO SFIDE”

Llogaritni sa material ju nevojitet

EnveoGrund është një astar/bazë silikat-silikoni për stabilizimin dhe rregullimin e përthithjes sipërfaqësore, përmirësimin e ngjitjes, zgjatjen e kohës së hapur të punës së suva dekorative dhe rritja e rezistencës ndaj ujit të sistemit të fasadës.

Avantazhet e produktit:

Rregullon përthithjen

Rrit rezistencën ndaj ujit

Përmirëson ngjitjen

Zona e aplikimit

Aplikohet para suvave dekorative të fasadës EnveoPutz. Ngjyroset në sistemin e pigmentimit Enveo dhe mund të përdoret në ndërtesa të vjetra, të reja dhe rinovime. 

Përgatitja e sipërfaqes

Bazamenti mbi të cilin aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, i fortë, i thatë, pa gjurmë vaji dhe yndyre, i fortë dhe pa pjesë që mund të shkëputen. Astari/baza mund të aplikohet në bazamente me bazë gëlqereje dhe çimento, të paktën një muaj të vjetëruara. Bazamentet me mbështetje të pamjaftueshme dhe pjesët që shkëputen, sipërfaqet e tretshme nga uji duhet të eleminohen plotësisht dhe të riparohen me materialin e duhur. Sipërfaqet e kontaminuara me myk dhe alga duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe të dezinfektohen me produkte të përshtatshme.   

Përgatitja e sipërfaqes

Bazamenti mbi të cilin aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, i fortë, i thatë, pa gjurmë vaji dhe yndyre, i fortë dhe pa pjesë që mund të shkëputen. Astari/baza mund të aplikohet në bazamente me bazë gëlqereje dhe çimento, të paktën një muaj të vjetëruara. Bazamentet me mbështetje të pamjaftueshme dhe pjesët që shkëputen, sipërfaqet e tretshme nga uji duhet të eleminohen plotësisht dhe të riparohen me materialin e duhur. Sipërfaqet e kontaminuara me myk dhe alga duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe të dezinfektohen me produkte të përshtatshme.   

Përgatitja dhe instalimi i produktit

Para fillimit të punimeve, është e nevojshme të përzihet mirë astari/baza e fasadës EnveoGrund, në fund të kovës, më pas, homogjenizoni materialin nga paleta dhe/ose ambalazhe të ndryshme në një enë më të madhe për barazimin e ngjyrës. Nëse është e nevojshme, holloni me të pastër ujë në maksimum 20%, për të arritur konsistencën e kërkuar të materialit. Hollimi i tepërt i astarit/bazës çon në dobësimin e funksioneve të tij dhe reduktimin e jetëgjatësisë së sistemit të fasadës.

Sipërfaqja e fasadës duhet të trajtohet me astarin/bazën EnveoGrund të paktën 12 orë përpara se të filloni aplikimin e suvasë së fasadës. Astari/baza duhet të jetë i ngjyrosur në të njëjtën ngjyrë si suvaja e fasadës, në përputhje me sistemin e ngjyrosjes Enveo. 

Produkti EnveoGrund aplikohet me rul ose furçë me qime të gjata, për të arritur mbulim të plotë të sipërfaqes, në një deri në dy shtresa. Aplikimi i astarit/bazës duhet të bëhet në mënyrë të barabartë dhe në vazhdimësi, për të arritur një sipërfaqe dhe tharje homogjene. Korrigjimet e mëvonshme duke shtuar ujë dhe pigmenti nuk lejohet.

Tharja e materialit zgjat të paktën 12 orë në kushte optimale. Në temperatura më të ulëta dhe në nivele të larta lagështie, tharja mund të zgjasë më gjatë, ndërsa në sipërfaqe përthithese dhe në temperatura të larta të bazamentit dhe ajrit, mund të jetë më e shkurtër. Produkti duhet të mbrohet nga ndikimet e motit derisa të thahet plotësisht.

* Të gjithë parametrat e deklaruar i referohen kushteve standarde të motit: temperatura 20°C, lagështia relative deri në 65%. 

Temperatura e sipërfaqes dhe ajrit gjatë aplikimit të astarit/bazës të fasadës EnveoGrund duhet të jetë ndërmjet 5°C dhe 30°C. Në rast se kushtet e motit nuk përputhen me kërkesat; është e nevojshme të ndërpritet puna dhe të pritet kushtet optimale. 

Temperatura e sipërfaqes dhe ajrit gjatë aplikimit të astarit/bazës të fasadës EnveoGrund duhet të jetë ndërmjet 5°C dhe 30°C. Në rast se kushtet e motit nuk përputhen me kërkesat; është e nevojshme të ndërpritet puna dhe të pritet kushtet optimale. 

Mjetet

Për përzierjen: mikser elektrik ose me dorë.

Për aplikim: rul me qime të gjatë dhe/ose furçë. 

Konsumi i produktit 

Përafërsisht 0,2 - 0,25 kg/m² për shtresë të astarit/bazës të fasadës. Konsumi mund të ndryshojë në varësi të përthithjes së sipërfaqes dhe kushteve në të cilat aplikohet produkti, lloji mjetet e punës, temperatura e ajrit dhe e sipërfaqes, etj.  

Ruajtja, magazinimi dhe transporti

Produkti EnveoGrund duhet të ruhet në paketim origjinal, të padëmtuar, mbi paleta të forta dhe funksionale, në hapësirë ​​të mbyllur ose të mbuluar, ​​të thatë, pa ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj borës, shiut, breshrit dhe diellit, të mbrojtura nga ngricat.

Produkti nuk është i rrezikshëm për transport në kuptimin e të gjitha rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare të transportit. Gjatë transportit, produkti duhet të mbrohet nga elementët. Transportoni dhe ruani produktin në temperaturë nga +5˚ C në +30˚ C. 

Siguria e produktit

Produkti nuk klasifikohet si i rrezikshëm.

Përmban përzierje reaksioni 5-klor-2-metil-4-izotinazolin-3-on dhe 2-metil-2H-izotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksione alergjike. Paralajmërim! Gjatë punës me produktin mund formohen grimca të rrezikshme si rezultat i spërkajes. Mbroni rrugët e frymëmarrjes nga grimcat apo avujt.

Karakteristikat teknike të produktit

Ngjyra e produktit: EnveoGrund është një astar/bazë i bardhë fasade (mundësi ngjyrosje sipas katalogut të ngjyrave Enveo).  

Paketimi: kovë plastike 25 kg, 600 kg në paletë, kovë plastike 8 kg, 480 kg në paletë.

Data e skadencës: 12 muaj nga data e prodhimit të shtypur në kovë.

Informacione të hollësishme mbi produktin, dokumentacionin shtesë dhe fletën e të dhënave të sigurisë janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit www.saint-gobain.rs  dhe www.saint-gobain.al 

..

Dokumentet

Produkte të ngjashme

Area