EnveoPutz Premium Clean banner mobile
EnveoPutz Premium Clean banner AL

EnveoPutz Premium Clean

SUVA E GATSHME SILIKAT-SILIKONI PËR DEKORIMIN DHE MBROJTJEN E SIPËRFAQEVE TË FASADËS
Lexo më shumë
Read less
SUVA E GATSHME SILIKAT-SILIKONI PËR DEKORIMIN DHE MBROJTJEN E SIPËRFAQEVE TË FASADËS

Llogaritni sa material ju nevojitet

EnveoPutz Premium Clean është një suva përfundimtare silikat-silikoni për dekorimin dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të fasadave. Përshkueshmëria e lartë e avullit dhe rezistenca e madhe ndaj ujit mundësohet nga përmbajtja e silikatit dhe silikonit, duke e bërë atë të përshtatshëm për fasadat termike me EPS dhe MW. Mund të përpunohet dhe ngjyroset lehtësisht në një numër të madh ngjyrash në përputhje me katalogun e ngjyrave Enveo. 

Avantazhet e produktit:

Për të gjitha llojet e fasadave termike

Për të gjitha llojet e fasadave termike

Rezistent ndaj mikroorganizmave

Niveli i lartë i rezistencës ndaj ujit dhe i përshkueshmërisë së avujve 

Fusha e Aplikimit

EnveoPutz Premium Clean është pjesë e sistemit të fasadës Enveo me EPS, grafit EPS dhe lesh guri. Ngjyrat me indeks HBW më të ulët se 30% duhet të përdoren vetëm në sipërfaqe të vogla, si kufijtë rreth dritareve, dyerve dhe hapjeve të tjera.

Përgatitja e bazamentit

Bazamenti mbi të cilin aplikohet produkti duhet të jetë i pastër, i fortë, i thatë, pa gjurmë vaji dhe yndyre, i fortë dhe pa pjesë që mund të shkëputen. Suvaja mund të aplikohet në bazamente me bazë gëlqereje dhe çimento, të trajtuara më parë me astar/bazë EnveoGrund. Suvatë me përzjerje çimento-gëlqere dhe betonet duhet të jenë të paktën një muaj të vjetër, me mbetje lagështie < 2%. Bazamentet me mbështetje të pamjaftueshme dhe pjesët që shkëputen, sipërfaqet e tretshme në ujë (gjatë larjes sipërfaqësore) duhet të eleminohen plotësisht dhe të riparohen me materialin e duhur. Sipërfaqet e kontaminuara me myk dhe alga duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe të dezinfektohen me produkte të përshtatshme.

Përgatitja dhe instalimi i produktit

Minimumi 24 orë para aplikimit të suvasë së fasadës bazamenti duhet të trajtohet me astar/bazë EnveoGrund me qëllim të përmirësimit të ngjitjes, rregullimit të përthithjes së ujit, përmirësimit të përshkueshmërisë së avujve dhe kohës së hapur të punës së suvasë. Astari/baza duhet të ngjyroset në të njëjtën ngjyrë si suvaja e fasadës. 

EnveoPutz Premium Clean duhet të përzihet mirë përpara përdorimit deri në fund në secilën kovë individualisht dhe më pas, të homogjenizohet materiali nga paleta dhe/ose paketime të ndryshme në një enë të madhe për unifikimin (barazimin) e ngjyrës. Për të arritur konsistencën e synuar të suvasë, sipas nevojës, shtoni maksimum 250 ml ujë të pastër në 25 kg produkte. Shtimi i mëpasshëm i ujit dhe pigmentit nuk lejohet.

Suvaja e fasadës aplikohet me mallë çeliku në trashësinë e kokrrës më të madhe. Suva e aplikuar siç duhet duhet të përpunohet më pas me mallë PVC ose metalike duke përdorur presion të lehtë në sipërfaqe me lëvizje rrethore ose të drejta në varësi të strukturës dhe pamjes së synuar. Aplikimi dhe përpunimi i suvasë duhet të kryhet në vazhdimësi që sipërfaqja të duket e qëndrueshme. Për performancë të suksesshme, është e nevojshme të përafrohet numri i aplikuesve në krahasim me numrin e kateve dhe sipërfaqes, në mënyrë që bashkimet e materialit të bëhen në gjendje të lagësht dhe të padukshme pas përfundimit.

Sistemi i fasadës duhet të sigurohet me profile dhe aksesore për të arritur mbrojtje të plotë nga depërtimi dhe kullimi i ujit në sipërfaqe. Produkti nuk duhet të përdoret në sipërfaqe horizontale ku mund të depozitohen papastërti, ujë dhe borë. 

Gjatë instalimit dhe tharjes temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit duhet të jetë ndërmjet 5°C dhe 30°C. Materiali duhet të mbrohet nga ndikimi i diellit, erës dhe shiut për të paktën 24 orë, periudhë pas së cilës arrihet rezistenca ndaj ndikimit atmosferik. Metoda e rekomanduar e mbrojtjes përfshin vendosjen e rrjetes të skelës, por mund të jetë e pamjaftueshme në rast se ndikimi ka intensitet të fortë. Në rast se kushtet e motit nuk përputhen me kërkesat; është e nevojshme të ndërpritet puna dhe të pritet kushtet optimale.

 

* Të gjithë parametrat e deklaruar i referohen kushteve standarde të motit: temperatura 20°C, lagështia relative deri në 65%. Prodhuesi rekomandon aplikimin në sipërfaqe të vogla për provë për t'u siguruar që produkti/bazamenti është përgatitur siç duhet dhe se janë siguruar kushtet e përshtatshme të përdorimit dhe instalimit. Nëse jo, ju lutemi ndaloni punën dhe kontaktoni përfaqësuesin e Saint-Gobain. Kompania nuk mban përgjegjësi për zbatimin e gabuar të punimeve me kete material si dhe përdorimin e materialit për qëllime që nuk janë përcaktuar në përshkrimin e produktit. Ankesat e paraqitura pas përfundimit të kryerjes së punëve nuk do të pranohen. 

Veglat e punës

Për përzierjen: mikser elektrik. 
Për aplikim dhe nivelim: Mallë çeliku dhe plastike, shpatull. 

Konsumi i produktit

Përafërsisht 2,0-3,5 kg/m2 në varësi të kokërrzimit dhe llojit të fasadës.

Ruajtja, magazinimi dhe transporti

Produkti EnveoPutz Premium Clean duhet të ruhet në paketim origjinal, të padëmtuar, në paleta të forta dhe funksionale, në hapësirë ​​të thatë, pa ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj borës, shiut, breshrit dhe diellit, të mbrojtur nga ngrica, në hapësirë ​​të mbyllur ose të mbuluar. Produkti nuk është i rrezikshëm për transport në kuptimin e të gjitha rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare të transportit. Gjatë transportit, produkti duhet të mbrohet nga elementët. Transportoni dhe ruani produktin në temperaturë nga +5˚ C deri në +30˚ C.

Siguria e produktit

Produkti nuk klasifikohet si i rrezikshëm. Përmban përzierje reaksioni 5-klor-2-metil-4-izotinazolin-3-on dhe 2-metil-2hizotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksione alergjike. 
Paralajmërim! Gjatë punës me produktin mund formohen grimca të rrezikshme si rezultat i spërkajes. Mbroni rrugët e frymëmarrjes nga grimcat apo avujt.   

Karakteristikat teknike të produktit

Ngjyra e produktit: EnveoPutz Silicon është një suva e bardhë fasade që mund të ngjyroset në përputhje me katalogun e ngjyrave Enveo.

Paketimi: kovë plastike 25 kg, 600 kg në paletë.

Data e skadencës: 12 muaj nga data e prodhimit të shtypur në kovë.

Informacione të hollësishme mbi produktin, dokumentacionin shtesë dhe fletën e të dhënave të sigurisë janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit www.saint-gobain.rs dhe www.saint-gobain.al . 

..

Dokumentet

Produkte të ngjashme

Area