Saint-Gobain, si një nga kompanitë më inovative në botë, kërkon të rrisë mirëqenien në ambientet tona, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pastërtinë e ajrit të brendshëm, izolimin i nxehtësisë dhe zhurmës, përdorimin e dritës natyrore, deri tek vetratat e xhamat e makinës. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë: ta bëjmë botën më të rehatshme, më të shëndetshme, më të gjallë, duke e ruajtur atë për gjeneratat e ardhshme.
Programi "Multi-Komfort" është promovuar në 2004 me synim integrimin e të gjitha zgjidhjeve dhe produkteve të Saint-Gobain në ndërtesa të cilat ofrojnë komfort në të gjithë aspektet.
KOMFORTI: NJË MËNYRË E RE JETESE
Koncepti "Multi-Komfort" fokusohet në katër komponentët kryesorë të komfortit, duke minimizuar impaktin mjedisor të prodhimit, zbatimit, përdorimit dhe shkatërrimit të produkteve. Komforti termik – Cilësia e ajrit – Komforti akustik – Komforti vizual
- Ngrohja dhe efikasiteti i energjisë: temperaturë të këndshme dhe të qëndrueshme gjatë gjithë vitit
- Cilësia e ajrit dhe shëndeti: rritja e cilësisë së ajrit të brendshëm
- Komforti akustik: reduktimi i efektit shqetësues të zhurmave të brendshme dhe atyre nga jashtë
- Komforti vizual: ambiente të ndriçuara mirë dhe kënaqësia e dritës natyrale
Falë këtij programi, ndërtesa ndryshon për të kënaqur nevojat e ndryshme ndërkohe që ruan efikasitetin e energjisë. Ajo që kemi mësuar deri më sot: përmbajtja teknike bën që një ndërtesë të performojë me mirë, të jetë më e rehatshme, më e këndshme dhe mbi të gjitha ekonomike.