Hidroizolimi

Çfarë është hidroizolimi dhe pse nevojitet?

Hidroizolimi është një procedurë gjatë së cilës struktura e një objekti mbrohet nga efektet e ujit në mënyrë që të parandalohen dëmtimet dhe efektet e tjera negative. Çdo pjesë e strukturës që është në kontakt me ujin ose të ekspozuara ndaj lagështirës kërkon mbrojtje me një sistem hidroizolimi. Hidroizolimi shmang hyrjen ose humbjen e ujit në strukturat e ndërtimit, shmang ndotjen organike ose kripën, krijon një bazament të shëndetshëm për izolimin termik dhe sistemet e tjera që zbatohen mbi të, luan rol të rëndësishëm në ruajtjen nga shkatërrimi të materialit ndërtimor. Të gjithë faktorët më sipër ndihmojnë në Mbrojtjen dhe Jetëgjatësinë e objektit.
 

Hidroizoluesit

Ku duhet të përdoret hidroizolimi në një objekt?

  • Në të gjitha sipërfaqet horizontale të cilat janë të ekspozuara ndaj lagështirës, tarraca, veranda, ballkone
  • Në të gjitha zonat me prani lagështire të vazhdueshme si, tualetet, dushet lavanderitë, saunat dhe pishinat dimërore
  • Në muret dhe dyshemetë e bodrumeve
  • Në pishinat e brendshme dhe të jashtme


Problemet e krijuara nga depërtimi i lagështirës kryesisht janë të kushtueshme dhe Weber i kushton një rëndësi të veçantë ketyre zgjidhjeve. Çdo sipërfaqe, e cila është në kontakt me ujin, duhet të hidroizolohet patjetër për të shmangur të gjitha problemet në lidhje me lagështirën.