Çfarë është sistemi ETICS?

Pse duhet të përdorim ngjitës pllakash

Përkufizimi

Sistemi i fasadës është një kombinim i materialeve të cilat reciprokisht koordinojnë veprimin e tyre në varësi të izolimit të zgjedhur. Sistemi i certifikuar i fasadës është një kombinim i materialeve të prodhuara, sipas normave dhe standardeve përkatëse të cilat garantojnë zgjidhje të sigurt dhe përmbushin të gjitha kërkesat në përputhje me listën e standarteve dhe rregulloreve që janë paracaktuar për aktivitetin e ndërtimit. Funksioni optimal i sistemit të fasadave është një kusht për dhënien e miratimeve teknike nga institucionet e autorizuara Europiane. ETICS (External Thermal Insulation Composite System – Sistemi i përbërë i termoizolimit të jashtëm) fasadë, komponentët e së cilës duhet të jenë prodhuar në përputhje me normat dhe standartet e aplikueshme. Të gjithë komponentët duhet të veprojnë për të siguruar një mbrojtje të harmonizuar dhe afatgjatë.

Cili është funksioni i sistemit fasadës?

  • Mbrojtja termike dhe konsumi i ulët i energjisë

  • Nxjerrja e avujve të ujit

  • Mbrojtja nga zjarri

  • Funksioni estetik

  • Parandalimi i urave termike

  • Parandalimi i dëmtimit të elementëve ndërtimore nga kondensimi i avujve të ujit

  • Shfrytëzimi i aftësisë së mureve për akumulimin e nxehtësisë

  • Kontroll i temperaturës së brendshme

Përbërja e sistemit të fasadës

  • Ngjitës fasade për pllakat e izolimit

  • Pllakat e izolimit

  • Ngjitës fasade për shtresën e armuar

  • Rrjetë fasade astar / baza

  • Shtresa përfundimtare

Ngjitësi i fasadës

Siguron aderimin optimal të nënshtresave dhe materialeve izoluese. Shumë shpesh natyra e nënshtresës, tiparet specifike të peshës së objektit dhe shtresa përfundimtare kërkojnë ndërhyrje shtesë për fiksimin mekanik. Vetitë e ngjitësit mund të ndryshojnë në varësi të llojit të pllakave izoluese dhe natyrën e nënshtresës. Me ndihmën e aditivëve të ndryshëm (mbushësat dhe lidhësat) ndryshojnë vetitë e caktuara të ngjitësave.

Pllakat e izolimit

Detyra kryesore e izolimit është të parandalojë transferimin e nxehtësisë dhe të reduktojë konsumin e energjisë për ngrohje në dimër, si dhe të mbrojë nga i nxehti i jashtëm në verë. Zgjedhja e materialeve izoluese ndikon kryesisht në kushtet e sipërfaqes, pra karakteristikat e saj të veçanta. Kur zgjedhim ndërmjet izolimeve të ofruar të fasadës, përveç izolimit termik është e rëndësishme të merren parasysh kriteret e tjera, të tilla si rezistenca ndaj zjarrit, shpërndarja e përshkueshmërisë, fortësia ndaj presionit, ndjeshmëria ndaj lagështisë etj. Duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, të mjedisit në të cilin ne marrim sasinë e energjisë të nevojshme për prodhimin e materialeve izoluese dhe mundësinë e riciklimit. Zgjedhja e izolimit të fasadës në kombinim me llojin e nënshtresës janë ato që përcaktojnë llojin e ngjitësit të fasadës dhe grafiaton.

Ngjitës fasade për shtresën e armuar

Ngjitësat e përdorur janë universalisht të përshtatshëm për ngjitjen e pllakave izoluese dhe përforcimin e shtresës së rrjetës së fasadës. Në disa raste, ngjitësat e përdorur për ngjitjen e pllakave izoluese gjithashtu përdoren për shtresën e armuar. Madhësia e grimcave të rërës dhe aditivëve të ndryshme ndikojnë në vetitë aplikative dhe ngjitëse të caktuara dhe gjithashtu ndikojnë në shpejtësinë e tharjes dhe përshkueshmërisë së avujve të ujit.

fasade

Rrjeta e fasadës

Rrjeta e përforcuar i nënshtrohet tensionit të fasadës nga bymimi dhe tkurrja e saj, si dhe spazmat që rezultojnë në çarje në sipërfaqen e fasadës dhe të grafiatos. Thelbësore është mënyra e aderimit të shtresës alkali-rezistente në ngjitësin e fasadës. Rëndësi të madhe mbart ekzekutimi i duhur dhe shtresat e instalimit në skaje dhe hapje.

Astari/Baza

Para aplikimit të shtresës përfundimtare rekomandohet përdorimi i astarit/bazës. Astari përdoret për të ngopur dhe zbutur nënshtresën për të arritur absorbim uniform, dhe gjithashtu siguron lidhjen e mirë të nënshtresës me shtresat sipërfaqësore.

Shtresa përfundimtare

Shtresa përfundimtare, e cila rrethon perimetralisht objektin, përfaqëson pjesën më të ngarkuar të sistem fasadës, sepse ajo është e ekspozuar ndaj ndikimeve të vazhdueshme të mjedisit. Detyra kryesore e shtresës përfundimtare është mbrojtja e përhershme nga kushte të pafavorshme të motit dhe parandalimi i penetrimit të lagështisë e cila shkakton dëmtimin e thelbit të sistemit të fasadave dhe strukturave të ndërtimit. Së dyti, dhe kohët e fundit gjithnjë e më e rëndësishme, është estetika që lejon kombinimin e ngjyrës në grafiaton shtresëhollë. Shtresat përfundimtare janë të varura drejtpërdrejtë nga cilësia e bazës mbi të cilën ato janë aplikuar. Shtresat përfundimtare aplikohet në një nënshtresë duke kombinuar aderimin dhe lidhjet mekanike, që njësohen dhe lëvizin së bashku. Procesi jo i plotë i tharjes në shtresat e përforcuara krijon efektin e tkurrjes në këto të fundit dhe mund të shkaktojë të çara në grafiato.

Shtresat përfundimtare duhet të sigurojnë:

  • Vlerë të ulët w – absorbimi i lagështisë, duke parandaluar lagështinë e komponentëve të tjerë të sistemit

    (sipas standardeve ETAG, kjo vlerë duhet të jetë nën 0.5 kg/m² në 24h)

  • Vlerë të ulët μ – depërtueshmëria e avujve, e cila lejon kalimin e avullit të ujit dhe parandalimin e

    kondensimit nën suva

  • Vlerë të ulët SD - një pengesë për kalimin e avujve të ujit që ka trashësi të njëjtë me ajrin dhe rezistencë

    të barabartë.

 

mk hotel