Saint-Gobain në botë

Grupi i parë i kompanive në industrinë e ndërtimit, i përqëndruar në jetesën e qëndrueshme dhe i cili ofron zgjidhje inovative, kërkesave gjithmonë e në rritje të zhvillimit ekonomik, efiçencës energjitike dhe mbrojtjes së mjedisit, duke krijuar, prodhuar dhe shpërndarë materiale ndërtimi dhe materiale të performancës së lartë.

Synimet

FOKUS STRATEGJIK NË NDËRTIMIN E QËNDRUESHËM

Ne përmirësohemi dita ditës, në mënyrë që zgjidhjet tona inovative, të jenë të prekshme, me kosto efektive dhe sa më të qëndrueshme, në mbarë botën.

Ne ofrojmë zgjidhje të shumta, që nga xhamat vetë-pastrues dhe celulat diellore, sistemet inteligjentë të izolimit, suvatë vetë-pastruese, e deri tek zgjidhjet e tubacioneve të teknologjive diellore – duke mbuluar kështu, pothuajse çdo nevojë të biznesit të ndërtimit.

Si lider i tregut në të gjitha industritë tona, ne ofrojmë zgjidhje të cilat përballojnë sfidat e efiçencës energjitike dhe mbrojtjes së mjedisit. E ardhmja ndërtohet me Saint-Gobain.

NJË GRUP QË SYNON INOVACTION

"Inovacioni është bërthama e strategjisë së Saint-Gobain. Më shumë se 23% e produkteve tona, janë krijuar në 5 vitet e fundit."

Pierre-André de Chalendar, President dhe CEO

Për 350 vjet, Saint-Gobain ka demostruar vazhdimisht aftësinë e saj për të zhvilluar produkte të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës.

Si një nga 100 grupet industriale dhe 100 kompanitë më inovative në botë, Saint-Gobain vazhdon të zgjerojë njohuritë e saj në teknologji, duke bashkëpunuar me universitetet dhe laboratorët e kërkimeve më të njohur.