Saint-Gobain është e pranishme në 67 vende me më shumë se 179 000 punonjës. Grupi mobilizon gjithë ekspertizën e tij për të ofruar një rang zgjidhjesh për ndërtesa komode, efiçente nga pikpamja energjitike dhe më të këndshme, për t'i jetuar çdo ditë. Materialet tona të performancës së lartë, janë të disponueshme gjithashtu në tregjet industriale dhe ato të konsumit si: automjetet, aeronautika, shëndetësia dhe industria e energjisë.

Saint-Gobain S.A është një ndër 100 grupet më të mëdha industriale në botë, e themeluar në Francë më 1665 nga mbreti Luigj XIV. Grupi ka lënë pas krahëve 352 vite arritje në industri dhe ka dhënë kontribut të vyer në zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe përmirësimin e jetës sonë të përditshme . Saint-Gobain ka përfaqësi në 67 vende të botës me rreth 170 000 persona të punësuar dhe 8 qendra kërkimore, të cilat në bashkepunim me laboratorët dhe universitetet më prestigjoze në botë krijojnë zgjidhjet e së ardhmes në 3 fushat kryesore të veprimit të Grupit: Materialet Inovative, Materialet e ndërtimit dhe Shpërndarjen në ndërtim.

Saint-Gobain krijon dhe prodhon produkte të cilat kombinojnë dy cilësi shumë të rëndësishme për industrinë e ndërtimit: komfortin – i cili i përgjigjet nevojave individuale të kohës sonë si performanca, siguria, aksesi, estetika dhe qëndrueshmëria – e cila adreson sfidat e përbashkëta të së ardhmes si ndërtimn e qëndrueshëm, përmirësimin e logjistikës, efiçencës së resurseve, rritje demografike, ndryshimi i klimës etj.

Saint-Gobain është lider botëror dhe europian në të gjitha aktivitetet e saj, me veprimtari të decentralizuar për të përshtatur ofertat lokale me nevojat e tregut. Njohja dhe përmbushja e nevojave të profesionistëve të biznesit bëhet nëpërmjet rrjetit tonë të shpërndarjes dhe mbështet me anë të shërbimeve të cilat integrohen mirë në transformimin dixhital. Nëpërmjet ekspertizës në industri dhe shpërndarje, si dhe përpjekjet e vazhdueshme në kërkim për materialet e ndërtimit dhe efiçencës së energjisë, kemi arritur të krijojmë një potencial të vlefshëm për inovacion dhe një gamë të gjerë produktesh me vlera të shtuara.

Saint-Gobain në Shqipëri

Saint-Gobain Construction Products Albania bën pjesë në grupin industrial, lider botëror në prodhimin e materialeve të ndërtimit, Saint-Gobain Group. Kompania u themelua në Korrik të 2016 në Shqipëri dukë blerë linjën e prodhimit dhe biznesin e Italcol, kompani që ka ushtruar veprimtarinë e saj në tregun shqiptar prej 13 vjetësh.

Saint-Gobain Construction Products Albania prodhon nën markën Saint-Gobain Weber: llaçe të thata, sisteme termoizolimi për fasada, zgjidhje për dyshemetë etj. Kompania shpërndan në Shqipëri dhe Kosovë prodhime të vendeve Europiane si: sisteme të thata të markës Saint-Gobain Rigips nga Hungaria dhe Austria, izolimet termike prej leshit të xhamit dhe leshit të gurit të markes Saint-Gobain Isover dhe Izocam nga Italia, Rusia dhe Turqia, sistemet moderne akustike të Saint-Gobain Eurocoustic nga Franca si dhe membranat bituminoze për hidroizolim nga Italia.

Saint-Gobain është ndërtuar mbi vlera solide të cilat ndihmojnë kompaninë të ndërtojë marrëdhenie të qëndrueshme dhe të përgjegjshme me të gjithë aksionerët, klientët, punonjësit, furnitorët, nënkontraktorët dhe komunitetin.