
shekulli
XVII.
Nga punishte prodhimi mbreterore në industri
E themeluar gjatë sundimit të Luigjit XIV, punishtja mbretërore e qelqit të pasqyrave, zhviloi një proçedurë revoluicionare që konsistonte në derdhjen e xhamit në një tavolinë metalike. Punishtja kryesore e prodhimit u vendos në një fshat të vogël në pjesën verilindore të Mbretërisë nga e cila mori emrin: Saint-Gobain.

1665
DITË E SHËNUAR
Në Tetor 1665, Luigji XIV firmosi Fletën e Patentimit, duke krijuar kështu Punishten e Qelqit të Pasqyrave në Paris, një nga 25 punishtet mbretërore të themeluara atë vit.

shekulli
XVIII.
Një periudhë begatie dhe zhvillimi
Punishtja e qelqit të pasqyrave filloi të japë fitime të menjëhershme, jo vetëm nga porositë mbretërore por edhe më shumë nga popullariteti që morën në atë kohë pasqyrat për popillin e thjeshtë, pasi ishte e vetmja e llojt të saj.

shekulli
XIX.
Progresi i tregut të qelqit
Për t'u përballur me konkurencën e fortë ndërkombëtare, Saint-Gobain zhvilloi gjerësisht biznesin e kimikateve të cilat, mbështetën zgjerimin e gamë së produkteve të qelqit jashtë Francës. Qleqi filloi të konsiderohej si një material ndërtimi dhe përdorimi i tij në arkitekturë i kombinuar me çelikun bëri që të pasonte një periudhë e cila la pas vepra të mëdha si: stacione hekurudhore, qendra ekspozimi, sera, qendra tregtare etj.

shekulli
XX.
Revolucioni industrial dhe kohët moderne
Shekulli i 20-të solli shumëllojshmërinë: pasi që në gjenezë Saint-Gobain ka qenë e fokusuar ekskluzivisht në prodhimin e qelqit të pasqyrave, kompania filloi të interesohej për të gjitha produktet e qelqit.
Tregu i ri i automjeteve e përforcoi zhvillimin e tregut tradicional të ndërtimit, i cili u stimulua gjithashtu edhe nga promovimi i nje stili arkitekturor plot dritë, në të cilin kombinoheshin betoni dhe xhami.
Pas Luftes II Botërore, Grupi pësoi transformimin e rradhës falë shkrirjeve dhe blerjeve të shumta. Partneriteti me Pont-à-Mousson dhe riorganizimi i Grupit të sapo shkrirë, përcaktoi një pikë të rëndësishme kthimi. Zhvillimet e viteve të ardhshme, të drejtuara nga nevojat emergjente të liderve të industrisë dhe nga përfshirja e Grupit në shpërndarjen e materialeve të ndërtimit, hodhen hapat e parë për zgjerimin ndërkombëtar.

shekulli
XXI.
Një grup mbarë botëror me mbi 350 vjet eksperiencë
Grupi Saint-Gobain ka ndryshuar fokusin e tij në strategji të habitatit të qëndrueshëm dhe zgjerimit ndërkombëtar.