Përgjigja e Saint-Gobain ndaj sfidave të qëndrueshmërisë bazohet në vlerat e përbashkëta të të gjithë grupit të kompanive. Këto vlera duhet të pranohen dhe zbatohen plotësisht për të qenë pjesë e Grupit.

Saint-Gobain eshte anetare e Global Compact 

 Në 2003, Saint-Gobain u bashkua me nismën globale të Kombeve të Bashkuara (UN Global Compact) në përputhje me vlerat e korporatës, me qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm brenda kuadrit të Kombeve të Bashkuara.  Qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një rrjeti ndërkombëtar anëtarësh, të cilit kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të orientuar tek individët dhe qëndrueshmëria. Duke u bashkuar me Global Compact, Saint-Gobain është zotuar, të mbrojë mjedisin me strategjinë dhe aktivitetet e saj, duke luftuar ndryshimet klimatike.

Në vitin 2009, Saint-Gobain gjithashtu mbështeti programin e Global Compact të Kombeve të Bashkuara për Kujdesin për Klimën dhe Menaxhimin e Ujërave.

Në vitin 2008, në 60 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Grupi Saint-Gobain iu bashkua nismës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Interes profesional

Interesi profesional për ne është zhvillimi i vazhdueshëm i njohurive, cilësive dhe profesionalizmit të individit. Ne kemi nevojë për interes personal dhe vullnet për të fituar njohuritë e kërkuara profesionale. Gjithkush është përgjegjës për ambientin e punës, shëndetin dhe sigurinë.

Tolerancë

Toleranca është parakusht për zhvillimin profesional dhe personal të të gjithë individëve. Është një detyrim mbarëbotëror për ta zbatuar këtë parim brenda Grupit, që përfshin pranimin e dallimeve midis njerëzve dhe kulturave. Gatishmëria për të dëgjuar të tjerët dhe pjesëmarrja aktive në dialog, tregojnë zbatimin e këtij parimi.

Integritet

Integriteti nënkupton angazhimin e pakushtëzuar dhe ndershmërinë ndaj aktivitetit profesional. Këtu përfshihet, vënia e interesave të Grupit para interesave personale, private dhe përjashtimi i abuzimit me negociatat me palët e treta në në emër të Grupit, pavarësisht nga zakonet vendore. Për pozita të caktuara në Grup, miratohen rregulla të detajuara të sjelljes dhe veprimit.

Basnikëri

Me besnikëri nënkuptohet respekti dhe mirësjellja gjatë diskutimeve me eprorët, kolegët, vartësit dhe palët e treta. Kjo gjithashtu nënkupton se imponimi i interesit individual nuk është i pranueshëm, gjë që është në kundërshtim me interesat e kompanisë në fjalë apo të Grupit. Kjo përfshin respektimin e udhëzimeve dhe politikave të brendshme të secilës kompani dhe të Grupit.

Solidaritet

Solidariteti bazohet në një ndjenjë përgjegjësie për punën personale e cila mbizotëron ndaj të menduarit vetëm për vete dhe forcon punën në grup, duke marrë më të mirën nga secili për të përmbushur qëllimet e kompanisë dhe të Grupit. Kjo nënkupton refuzimin e metodës së menaxhimit që vjen si pasoje e vetë-kënaqjes së disa prej interesave të Grupit.

Respektimi i ligjit

Secila nga kompanitë e Grupit duhet të funksionojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi vendin ku zhvillon aktivitetin. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet fushave në vijim: Mos përfshirja në asnjë veprimtari që mund të shkelë normat përkatëse të Aktit të Konkurrencës. Mos përfshirja apo mbështetja e ndonjë partie ose aktiviteti politik, edhe nëse lejohet nga ligjet lokale. Kompanitë janë të detyruara të refuzojnë të gjitha format e korrupsionit aktiv ose pasiv në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Përveç kësaj, çdo kompani në Grup është e ndaluar të shfrytëzojë boshllëqet ligjore, rregullative ose mangësitë ligjore, veçanërisht nëse ato bien ndesh me parimet procedurale të Grupit Saint-Gobain.

Mbrojtja e mjedisit

Kompanitë e grupit duhet të adresojnë në mënyrë aktive mbrojtjen e mjedisit. Pajtueshmëria me standardet mjedisore dhe matshmëria e efikasitetit të tyre duhet të sigurohet në çdo njësi prodhimi të organizatës. Gjatë matjes së performancës së standardeve mjedisore në secilin departament, duhen bërë përpjekje për të arritur vlerën më të mirë të mundshme, edhe nëse ato tejkalojnë kërkesat ligjore të kërkuara.

Siguria në punë dhe shendeti i punëtorëve

Kompanitë e grupit duhet të sigurohen që në çdo pozicion pune, të zbatohen masat më efektive, për zbutjen e rreziqeve të shëndetit dhe sigurisë. Politika e reduktimit të rrezikut dhe standardet e ndërlidhura duhet të zbatohen dhe të kontrollohet efektiviteti i tyre. Kjo politike ka vlerë për punonjësit, bashkëpunëtorët dhe furnizuesit e kompanive në Grup. Kompanitë duhet të përpiqen të arrijnë standardet bazë për shëndetin dhe sigurinë në fabrikë, për të arritur vlerat standarde të Grupit, edhe nëse ato janë më të rrepta se ato të parashikuara nga legjislacioni vendor.

Të drejtat e punëtorëve

Anëtarët e Grupit duhet të sigurohen që të drejtat e punëtorëve të respektohen. Secila kompani duhet të angazhohet në një dialog aktiv me punonjësit e saj. Kompanive gjithashtu u kërkohet që të zbatojnë rregullat e parashtruara, edhe kur ato nuk përcaktohen nga ligjet vendore. Duhet shmangur përdorimi i të gjitha formave të punës së detyruar, skllavërimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, pavarësisht nëse ata punojnë drejtpërdrejtë, tërthorazi apo për furnizuesit e grupit në fabrikë. Duhet te distancohemi nga çdo diskriminim ndaj punonjësve gjatë rekrutimit, punësimit të përhershëm dhe ndërprerjes së punësimit.