weberhidro Seal

Sistem hidroizolimi i jashtëm i strukturave nëntokë
Elasticitet i lartë
Qëndrueshmëri të lartë të ngjyrave
Rezistencë të lartë mekanike

Përshkrimi

Sipërfaqet në kontakt me tokën, nëse nuk janë të mbrojtura në mënyrë adekuate, degradohen shumë shpejt duke shkaktuar fryrje dhe shkëputje të bojës dhe suvasë. Për më tepër, në rastin e sipërfaqeve të betonit, është e mundur të identifikohen gjithashtu shenja të karbonatit të kalciumit të lëshuara nga betoni në prezencën e ujit duke shkaktuar një përkeqësim gjithnjë e më të madh të strukturës. Mungesa e ujërave nëntokësore mund të çojë në nënvlerësimin e problemit të izolimit të ujit të muraturës dhe dyshemesë në kontakt me tokën: në muret vertikale është gjithmonë e nevojshme të sigurohet një hidroizolim i plotë, pasi në çdo rast, uji i shiut do të vijë në kontakt me to. Sistemi i hidroizolimit të jashtëm duhet të shoqërohet me sistem kullimi.

Karakteristikat dhe avantazhet

  • • Sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhurat, lagështia apo njolla vaji që krijojnë vështirësi në ngjitjen e shtresave të hidroizolimit.

    • Këshillohet një rrafshim apo një përmirësim i sipërfaqes më përpara për të ulur konsumin e hidroizoluesit.

    • E gjithë sipërfaqja ku do të bëhet hidroizolimi, paratrajtohen me astar/bazë weberprim 813 për të unifikuar të gjithë sipërfaqen.

    • Këndet vertikale dhe horizontale paratrajtohen me shiritat specifikë webertec DB për hidroizolim, në vendet e bashkimit të mureve me dyshemenë dhe mureve me njëri-tjetrin.

    • Po ashtu vendosen këndoret e jashtme dhe të brendshme në vendet përkatëse, respektivisht cepat e mureve.

    • Më pas, aplikohet hidroizoulesi webertec aquaseal 2K - fillimisht në mure dhe më pas në dysheme. Hidroizoluesi aplikohet gjithmonë në dy shtresa, të cilat aplikohen me mallë metalike duke krijuar trashësinë e duhur të shtresës mbrojtëse. Trashësia minimale e hidroizolimit duhet të jetë jo më pak se 3mm.

    • Shtresa e hidroizolimit mund të përforcohet me rrjetën webertherm adfors, 145gr/m2 me katror 4x4mm.

    • Duhet dhënë shumë rëndësi rrafshimit sa më të mirë të sipërfaqes duke mos krijuar hapesira apo vrima që lejojnë depërtimin e ujit në themele.

    • Pas mbarimit të hidroizolimit, sipërfaqja duhet mbrojtur me shtresë XPS ose shtresë polietileni me densitet të lartë, ujëkullues dhe rezistent ndaj agjentëve kimike që gjenden në tokë.

 

KUJDES!

Hidroizoluesi përzihet vetëm me 2 komponentët e tij. Nuk lejohet të shtohet ujë apo substanca të tjera.

Dokumentacioni

Selekto të gjitha
System info
Broshura
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
Webertec Aquaseal 2K
Webertherm Special
Raporti i testimit
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
Test Report - weberprim 813
Raporti i testimit
Të dhënat teknike të produktit
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
TDS - weberprim 813
TDS - webertherm rrjete fasade
Aquaseal 2K DOP
CE certification Aquaseal 2K
CE Certification webertherm Special G
CE Certification webertherm Special W
Special G DOP
Special W DOP
TDS weber therm special
TDS webertec aquaseal 2K