
Përshkrimi
webertherm Klima është një sistem termoizolimi me panele prej polisteroli të përzier me Grafit për një izolim më të mirë në të njëjtën trashësi të aplikuar. Përçueshmëria termike është ulur më shumë nga 0.044 tek EPS I bardhë në 0.036 tek pllakat me grafit për të njëjtën trashësi. Sipërfaqja është dekoruar me grafiato webertene Extraclean. Ky sistem është kombinimi i të gjithë përbërësve me cilësi të lartë duke përfituar komfortin optimal në ambientet e brendshme dhe jetëgjatësinë maksimale të fasadës. webertherm Klima krijon një klimë të këndshme në ambientet e brendshme, mbron objektin nga humbja e nxehtësisë, kushtet e motit dhe parandalon urat termike, gjithashtu ofron mundësi të pakufizuara zgjedhjeje të ngjyrës së shtresës dekorative. Me instalimin e këtij sistemi, zgjatet jeta e objektit, pasi e gjithë struktura e tij është e mbrojtur nga ndikimet e jashtme. webertherm Klima është një sistem fasade me kombinimin optimal të materialeve me cilësi të larta termoizoluese dhe qëndrueshmërie. Ky sistem ul në maksimum konsumin e energjisë për ngrohjen dhe freskimin e ambienteve të brendshme duke ofruar komfort maksimal jetese dhe qëndrueshmëri të lartë të fasadës dhe pjesëve përbërëse të saj.
Karakteristikat dhe avantazhet
-
Sistem me izolim termik Grafit
-
Pllaka me përcjellshmëri të ulët termike
-
Elasticitet i lartë
-
Pllaka me përcjellshmëri të ulët termike
-
Rezistencë të lartë mekanike
-
Qëndrueshmëri të lartë të ngjyrave dhe pastërti në fasadë
-
Ruajtje optimale e strukturës së ndërtesës pa kosto mirëmbajtje
Konsumi i komponentëve

Përbërja | Produkti | Konsumi | Njësia |
Ngjitës/rrafshues për të gjitha llojet e izolimit | webertherm Special G/W | 9 | kg/m² |
Izolim me polisterol | webertherm EPS Grafit | 1.2 | m²/m² |
Weber Saint-Gobain rrjetë | webertherm rrjetë fasade | 1.1 | m²/m² |
Astar | weberprim S&S | 0.25 | kg/m² |
Grafiato/fasadë dekorative inovative | webertene Extraclean | 2.5-3 | kg/m² |