Saint Gobain edhe një herë mes 100 kompanive më novatore të botës.

18 March 2019

Për të tetin vit radhazi, Saint-Gobain është shpallur si një ndër 100 kompanitë dhe institucionet më novatore sipas klasifikimit të Clarivate Analytics* "100 Novatorët Globalë Lider" për vitin 2018. Klasifikimi i sapo publikuar bazohet në katër cilësi: numri total i patentave, numri i patentave të dhëna në raport me patentat e kërkuara nga kompanitë, sfera globale e portofolit të patentave dhe ndikimi i patentave matur me numrin e referencave ndaj tyre.

"Ky vlerësim i sasisë, cilësisë dhe ndikimit të patentave tona është vlerësim i prioritetit që Saint-Gobain i jep novacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit. Ai përbën një shpërblim për ekspertizën dhe angazhimin e demonstruar nga ekipet tona në të gjithë botën. Ai gjithashtu nxjerr në pah vendosmërinë tonë për t'u sjellë vazhdimisht klientëve zgjidhje të reja dhe të diferencuara; zgjidhje që u përgjigjen çështjeve të komoditetit dhe mirëqenies së shoqërisë, angazhimit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, si dhe të produktivitetit dhe performancës," tha Pierre-Andre de Chalendar, Kryetar dhe Kreu Ekzekutiv i Grupit Saint-Gobain.

Kërkimi shkencor dhe zhvillimi (R&D) në Saint-Gobain mbështetet nga 3,700 punonjës, një rrjet global prej tetë qendrash kërkimi shkencor të fushave të ndryshme të biznesit dhe një sërë njësish të dedikuara ndaj kërkimit shkencor dhe zhvillimit me një investim total prej 446 milionë Eurosh për vitin 2017. Me afërsisht 900 projekte aktuale në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, Saint-Gobain ka një sërë novacionesh që i japin mundësi të lançojë një numër të madh produktesh të reja çdo vit. Një në çdo katër produkte që Grupi shet sot nuk ekzistonte pesë vjet më parë. Në total, Grupi zhvillon rreth 400 patenta në vit, duke e përforcuar kështu pozicionin e tij N° 1 në tregjet ku operon.

Thomson Reuters