Saint-Gobain mbështet arkitekturën e qëndrueshme në gjithë strategjinë e saj. Zhvillon zgjidhje inovative të cilat mundësojnë që ndërtesat e reja ose të rinovuara të jenë efikase në energji, të rehatshme, të shëndetshme dhe estetike, duke mbrojtur burimet e natyrës.

NE KRIJOJMË NDËRTESA TË QËNDRUESHME
RRUGË TË REJA
Urbanizimi i përshpejtuar dhe rritja e popullsisë na detyrojnë të ndërtojmë banesa të reja, por ne gjithashtu e dimë se industria e ndërtimit ka një ndikim serioz në mjedisin tonë. Për të zbutur ndryshimet klimatike, përdorimi i energjisë, përdorimi i lëndëve të para dhe shfrytëzimi i natyrës, duhet të jetë i kufizuar. Situata është jashtëzakonisht serioze dhe përmirësime të rëndësishme, mund të ndodhin vetëm me nëse do të ketë ndryshime gjithëpërfshirëse.
"Në vendet industriale, industria e ndërtimit është përgjegjëse për 40% të konsumit të energjisë dhe 38% të shkarkimeve të gazrave serrë."
TË JAPIM SHEMBULL
Kjo është arsyeja pse Saint-Gobain kontribuon në nismat lokale nëpërmjet mbështetjes së Këshillit për Ndërtimin e Gjelbër (GBC). Këto shoqata, që përfaqësojnë kompanitë e ndërtimit, ofrojnë një forum të përshtatshëm për promovimin e arkitekturës së qëndrueshme.
Në nivel evropian, Saint-Gobain ka dhënë shembuj konkretë, se si materialet dhe zgjidhjet e saj kontribuojnë në qëndrueshmërinë e ndërtesave, qoftë shtëpi private, shkolla, spitale apo ndërtesa administrative.
Një "ndërtesë e qëndrueshme" për Saint-Gobain ofron hapësira; efikase për energjinë, të rehatshme, të shëndetshme dhe miqësore me mjedisin. PROGRAMI MULTI COMFORT Programi "Multi Comfort" filloi në vitin 2004 me qëllim integrimin e të gjitha zgjidhjeve dhe produkteve të Saint-Gobain, në ndërtesat që kontribuojnë në ofrimin e një komoditeti më të gjerë në jetën e përditshme. Koncepti përqendrohet në katër komponentë të veçantë të komfortit (ngrohjes/ftohjes, zhurmës, dritës natyrore dhe cilësisë së ajrit) duke minimizuar ndikimin në mjedis të prodhimit, inkorporimit, përdorimit ose eleminimit përfundimtar të produkteve.
ZHVILLIMI I ZGJIDHJEVE TË QËNDRUESHME
ANALIZA E CIKLIT TË JETËS (LCA)
Progresi duhet të matet me anë të parametrave specifike. Saint-Gobain përdor Analizën e Ciklit të Jetës (LCA) për të monitoruar gjurmën ekologjike, të produkteve dhe zgjidhjeve të saj, si dhe ndryshimet në kohë. Megjithatë, në industrinë e ndërtimit të qëndrueshëm, një sistem sa i lehtë për t'u kuptuar - po aq strikt në implementimin e gjerë, është gjithashtu e rëndësishme të shikohet se çfarë faze e jetës së një produkti, ka ndikimin më të madh në mjedis.
Të gjitha markat e industrisë së ndërtimit në Saint-Gobain kanë LCA.
MENAXHIMI I CIKLIT
Sektori i ndërtimit prodhon sasi të mëdha, të llojeve të ndryshme të mbeturinave. Saint-Gobain synon të zvogëlojë ndjeshëm mbeturinat e ndërtimit apo shembjes së objekteve: duke ricikluar, duke zhvilluar produkte që prodhojnë më pak mbeturina ose duke mbledhur mbetje selektive në kantieret e ndërtimit.
MBËSHTETJE PËR KLIENTËT
Saint-Gobain informon partnerët e saj; arkitektët, kontraktorët, tregtarët dhe teknikët rreth ndikimit të produkteve të saj në mjedis, dhe publikon herë pas here analizat e ciklit të jetës së tyre.
Grupi vazhdimisht informon partnerët e tij në lidhje me mjedisin, produktet, zgjidhjet dhe teknikat. Trajnimi dhe lëshimi i informacionit është përbën pjesë strategjike e objektivave të Grupit.
Disa nga iniciativat e shumta të Saint-Gobain përfshijne:
- Kurse
- Ekspozita dhe Panaire,
- Komunikimi i shitjeve,
- Konsulta dhe suport teknik në kantiere
- Konferenca,
- Trajnim i dedikuar