Downtown One

Downtown one

Qiellgërvishtësi më i lartë në Tiranë pritet të përfundojë brenda vitit 2023. I quajtur Downtown One, dizajni i këtij projekti i është besuar firmës arkitekturore MVRDV. Kjo ndërtesë spektakolare është drejt rrugës për të marrë certifikimin LEED Platinum, falë zgjidhjeve Saint-Gobain që do të përdoren për të krijuar fasadat, dyshemetë, ndarjet e brendshme dhe tavanet, duke kombinuar njohuritë e Rigips, ISOVER, Weber, ADFORS. dhe Saint-Gobain Glass. Fasada 37-katëshe, është një hartë "e pikseluar" e Shqipërisë, ku secila pjesë përfaqëson një qytet apo fshat dhe ofron një pamje të mrekullueshme panoramike të qytetit dhe maleve. Dritaret e projektuara të kësaj vepre arkitekturore kërkonin 11,700 m2 xham të dyfishtë CLIMAPLUS COOL-LITE® SKN 176 me performancë të lartë të mbrojtjes nga dielli. Për të krijuar fasadën e lehtë, pllaka e gipsit e përforcuar me shtresë xhami, GLASROC®-X, u kombinua me suvanë me bazë gipsi GLASROC®-X SKIM, i cili u prodhua posaçërisht lokalisht për të krijuar një zgjidhje të plotë duke përfshirë pllakat e gipsit, vidat, shtresën e xhamit dhe suvanë. Kjo zgjidhje u aplikua në një sipërfaqe prej 15,000 m2 të fasadave dhe ndihmoi në përmirësimin e komfortit, duke siguruar rezistencë superiore ndaj lagështirës, zjarrit dhe UV-së por duke mbetur një strukturë e lehtë.

Më shumë se një qiellgërvishtës, Downtown One është gati të bëhet simboli i Tiranës!

Downtown 2
Downtown 3
Downtown 4
Downtown 5