weberhidro Not

Sistem hidroizolimi tualetesh
Elasticitet i lartë
Qëndrueshmëri të lartë të ngjyrave
Rezistencë të lartë mekanike

Përshkrimi

Ndërtimi i një pishine kërkon hidroizolim të përsosur: muret dhe dyshemeja duhet të jenë planare, çdo parregullsi duhet të eliminohet me produkte të përshtatshme për përgatitjen e bazamentit për sistemin e hidroizolimit dhe shtresat pasardhëse. Është e rëndësishme të zgjidhni hidroizoluesin dhe ngjitësin e përshtatshëm, të aftë për t'i rezistuar veprimit agresiv të agjentëve kimikë të përdorur për trajtimin dhe pastrimin e ujit (përfshirë ujin e detit), në mënyrë që të jetë e mundur të ruhet ngjitja dhe stukimi i veshjes me kalimin e kohës, duke shmangur shkëputjen dhe ndryshimet në ngjyrë. Produktet e pastrimit (detergjentë ose acidet) janë faktorë jashtëzakonisht agresivë. Jashtë, në dimër, pllakat ndikohen nga ngrica: për të siguruar një instalim të qëndrueshëm është e nevojshme të përdorni një ngjitës rezistent ndaj ujit, ngricës, presionit dhe kundërpresionit.

Karakteristikat dhe avantazhet

  • Përgatitja e nënshtresës: produktet e bazës së çimentos janë ideale për këtë aplikim. Betoni i strukturës së pishinës duhet të trajtohet dhe të rrafshohet me makineri gërryerse. Hapat e mëposhtëm duhet të merren parasysh para se të aplikohen shtresat.

  • Sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhuri, vaji dhe çdo mbetje duke përdorur ujë të pastër. E gjithë nënshtresa duhet të jetë e shëndetshme dhe e pastër.

 

  • Në pishinat e reja të ndërtuara, do të shfaqen vrima që do të shkaktohen nga ngjeshja ose nga deformimi i betonit. Vrima të tilla duhet të pastrohen, të njomen dhe të mbushen me webermur llaç hidroizolues. Nëse ka ndonjë çarje, ato mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Në rast të vrimave të mëdha ose betonit të dëmtuar në pishinat e vjetra ose të reja, të gjitha zonat e dëmtuara duhet të gdhenden, pastrohen dhe lagen me ujë të freskët. Webermur llaç hidroizolues do të aplikohet në një ose dy shtresa në varësi të thellësisë së vrimave.
  • Nëse sipërfaqja e betonit është jo e drejtë dhe ndikon në drejtimin e pllakave, sipërfaqja duhet të suvatohet me webermur llaç hidrofobik për të siguruar që sipërfaqja finale do të jetë e drejtë. Për të patur një shtresë sa më të rrafshët, aplikoni weberplan praktik me fibra dhe përfitoni një sipërfaqe të fortë dhe të rrafshët.
  • Edhe dyshemeja prej betoni duhet të rrafshohet duke përdorur shtresën e betonit. Shtresa hidhet në dysheme dhe shpërndahet me mastar çeliku për një trashësi deri në 50 mm ose më tepër, sipas pjerrësise së kerkuar. Fugat duhet të respektohen në të gjithë sipërfaqen. Për zona të mëdha, fugat duhet të krijohen çdo 25 m². Shmangni tharjen e shpejtë në rast të temperaturës së nxehtë ose erës.
  • Pasi të jeni siguruar që të gjitha hapat e mësipërm janë zbatuar, pishina është gati të marrë shtresën hidroizoluese. Produkti i shkëlqyeshëm me përformancë të lartë webertec Aquaseal 2K, do të përdoret në 3 shtresa:
  • Shtresa e parë me trashësi të mjaftueshme 0.5kg/m²: Përdorni një furçë ose një rul. Fiksoni gjerësinë prej 20 cm të rrjetës së fibrave në të gjitha qoshet, fugat dhe çarjet, ndërkohë që shtresa e pjerrësisë së ujit është ende e patharë 100%.
  • Pasi të thahet plotësisht, aplikoni shtresën e dytë dhe të tretë në proporcione prej 0.5 - 1 kg/m² me një trashësi të shtresës hidroizoluese prej 5 mm. Rekomandohet të përdoret rrjeta webertherm Adfors midis shtresës së dytë dhe të tretë.
  • Rekomandohet që para se të fillojë vendosja e pllakave, të bëhet një provë e hidroizolimit dhe pas një jave të fillojë vendosja e pllakave të pishinës.

 

KUJDES!

Hidroizoluesi përzihet vetëm me 2 komponentët e tij. Nuk lejohet të shtohet ujë apo substanca të tjera.

Dokumentacioni

Selekto të gjitha
System info
Broshura
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
webercol Superflex
Webertec Aquaseal 2K
Raporti i testimit
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
Test Report - weberprim 813
Raporti i testimit
Të dhënat teknike të produktit
2 datasheets related with the system
2 datasheets related with the system
TDS - weberprim 813
TDS - webertherm rrjete fasade
Aquaseal 2K DOP
CE certification Aquaseal 2K
TDS webercol Superflex
TDS webertec aquaseal 2K