weberhidro Fix

Sistem hidroizolimi i brendshëm i strukturave nëntokë

Përshkrimi

Për strukturat e gjendura nëntokë për të cilat nuk është parashikuar hidroizolim i jashtëm, duhet patjetër të bëhet hidroizolim i brendshëm. Ky sistem shërben për mbrojtjen e ambienteve nga penetrimi i ujit nëntokësor si dhe nga kondensimi i avujve të brendshëm. Prania e lagështisë në këto strukturave përvec se vendos në rrezik objektin gjithashtu krijon kushtet përshtatshme për zhvillimin e mykut dhe organizmave të dëmshëm për shëndetin e përdoruesëve të objektit.

Aplikimi sistemit

  • Sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhurat, lagështia apo njolla vaji që krijojnë vështirësi në ngjitjen e shtresave të hidroizolimit.

    • E gjithë sipërfaqja ku do të bëhet hidroizolimi, paratrajtohen me astar/bazë weberprim 813 për të unifikuar të gjithë sipërfaqen.

    • Këndet vertikale dhe horizontale paratrajtohen me shiritat specifikë webertec DB për hidroizolim, në vendet e bashkimit të mureve me dyshemenë dhe mureve me njëri-tjetrin.

    • Po ashtu vendosen dhe këndoret e jashtme dhe të brendshme në vendet përkatëse respektivisht cepat e mureve.

    • Më pas aplikohet hidroizoluesi webertec fillimisht në mure dhe më pas në dysheme. Hidroizoluesi aplikohet gjithmonë në dy shtresa – një shtresë e hollë me furçë për të mbushur mirë të gjitha vrimat dhe hapësirat, shtresa e dytë bëhet me mallë metalike duke krijuar shtresën mbrojtëse. Trashësia minimale e hidroizolimit duhet të jetë jo më pak se 3mm.

    • Shtresa e hidroizolimit mund të përforcohet me rrjetën webertherm adfors, 145gr/m2 me katror 4x4mm.

    • Hidroizoluesi duhet të jetë patjetër jo fleksibël dhe i qëndrueshëm për t’i bërë ballë presionit negativ të ujit – Webertec D-FIX.

    • Dyshemeja aplikohet në fund për të mos shkelur deri në tharjen e plotë të hidroizolimit

    • Pas tharjes (1mm trashësi në ditë), aplikohen shtresat e tjera të planifikuara në projekt.

Dokumentacioni

Selekto të gjitha
System info
Raporti i testimit
3 datasheets related with the system
Test Report - weberprim 813
Test Report - webertec D-fix
Test Report - webertherm rrjete fasade
Të dhënat teknike të produktit
4 datasheets related with the system
TDS - weberprim 813
TDS - webertec 828
TDS - webertec D-fix
TDS - webertherm rrjete fasade
DOP - webertec D-fix