weberhidro Relax

Sistem hidroizolimi tarracash dhe ballkonesh

Përshkrimi

Ballkonet dhe tarracat luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e fasadës dhe rrjedhimisht të të gjithë ndërtesës në tërësi, prandaj mirëmbajtja e kujdesshme e pjesës ballore, parapeteve dhe shtresës hidroizoluese, janë themelore. Kushtet klimatike, kalimi i kohës, lëvizjet strukturore mund të rrezikojnë performancën e hidroizolimit të sipërfaqeve të jashtme si tarraca, ballkone dhe çati. Këto sipërfaqe janë shpesh të shtruara me disa shtresa dhe zgjidhja e këtij problemi mund të kërkojë prishjen e tyre me pasojë rritjen kostove dhe afatit të punimeve. Zgjidhjet e mundshme varen nga situata specifike por e rëndësishme është që hidroizolimi të ketë elasticitet të mjaftueshëm për të përballuar kushtet klimatike.

Aplikimi sistemit

  • • Përpara se të bëjmë hidroizolimin, për të shmangur tejnxehjen e tarracës, duhet të termoizolojmë sipërfaqen duke vendosur panelet Isover XPS drejpërdrejt mbi soletën e rrafshuar.

    • Më pas, vendosim shtresën e betonit të varfër (ose të lehtësuar) me pjerrësi për të mbrojtur panelet e XPS dhe dhënien e pjerrësisë për kullimin e ujërave. Ajo duhet të trajtohet me kujdes me zgarë metalike të përforcuar dhe të krijohen fugat e placës së tarraces, e cila do të lejojë tkurrjen dhe bymimin e të gjithë shtresës, pa krijuar plasaritje.

    • Pas mbarimit të kësaj procedure, fillon trajtimi i sipërfaqes së shtresës së betonit të varfër (që ka pjerrësinë e kullimit të ujërave) me astar primer Weberprim 813, për të unifikuar të gjithë sipërfaqen nga pluhurat apo njollat e vajit.

    • Përforcohen të gjithë cepat vertikale dhe horizontale me webertec DI/DA dhe 828 me materialin hidroizolues webertec aquaseal 2k.

    • Në fugat e lëvizjes vendosen profile Weber me gominë që lejon lë vizjen e pllakave të betonit.

    • Shtresa e parë e hidroizolimit webertec Aquaseal 2K aplikohet në trashësi 2mm. Më pas, vendoset rrjeta me fibra qelqi webertherm Adfors për elasticitet maksimal të shtresës.

    • E gjithë sipërfaqja mbulohet me një shtresë të dytë webertec Aquaseal 2K duke krijuar në total trashësinë e hidroizolimit 3 – 4 mm.

    • Kjo shtresë nuk është shtresë finale dhe nuk duhet lënë në ekspozimin e rrezeve UV. Sipër shtresës së hidroizolimit, për mbrojtjen e saj nga rrezatimi UV ose ngricat, mund të aplikohet sërish shtresë betoni e varfër ose shtresë me pllaka, sipas detajeve në projekt.

    • Aplikimi i këtyre shtresave duhet të respektojë fugat e krjuara në nenshtresën e parë.

    • KUJDES – Aplikimi i hidroizolimit do të fillojë që në këndin përfundimtar të fasadës duke përfshirë të gjithë lartësinë e parapetit deri në fund të dyshemesë. Në rastin e ballkoneve apo verandave, Weber këshillon të aplikohet hidroizolim në muret e ballkonit deri në lartësinë 90 cm nga dyshemeja.

 

KUJDES!

Hidroizoluesi përzihet vetëm me 2 komponentët e tij. Nuk lejohet të shtohet ujë apo substanca të tjera.

Dokumentacioni

Selekto të gjitha
System info
Raporti i testimit
2 datasheets related with the system
Test Report - weberprim 813
Test Report - webertherm rrjete fasade
Të dhënat teknike të produktit
3 datasheets related with the system
TDS - weberprim 813
TDS - webertec 828
TDS - webertherm rrjete fasade
Aquaseal 2K DOP
CE certification Aquaseal 2K
TDS webertec aquaseal 2K