EPOKË E RE PËR HIDROIZOLIMIN – WEBER

25 September 2018

Teknikat e reja në ndërtim rrisin kërkesat e projekteve për produkte të veçanta dhe specifike. Për këtë arsye Weber ka zhvilluar kërkime të mëtejshme në fushën e hidroizolimit, në menyre që të kënaqë të gjitha nevojat dhe kërkesat e profesionistëve për produktet me bazë çimento.
Weber Albania ka hedhur në treg dy hidroizolues të rinj me 2 komponentë: webertec aquastop 2K – për hidroizolimin e zonave me prani të vazhdueshme të ujit si; tualete, dushe, kuzhina dhe ballkone, si dhe webertec aquaseal 2k – për hidroizolimin e sipërfaqeve të mëdha të cilat do të qëndrojnë gjatë nën ujë si pishina, depozita uji, themele dhe tarraca. 
Njëkohësisht kolegët e Weber Serbia kanë hedhur në treg ngjitësin hidroizolues për pllaka me 2 komponentë, të klasifikimit C2TE (EN12004) S2 (EN12002).
webertec smart protect është partneri i sigurtë i aplikuesve, i cili do të lehtësojë punën dhe kursejë kohën në projekte të medha.