PLOTËSOHET GAMA E NGJITËSAVE TË PLLAKAVE – WEBER

23 September 2018

Sezoni që sapo lamë pas, ka qenë intensiv për gamën e kollave të pllakave! 
Weber Albania ka hedhur në treg 2 ngjitësat e rinj të pllakave webercol evoflex G (gri) dhe webercol evoflex W (i bardhë) – për të kompletuar kështu gamën e ngjitësave të pllakave. Të dy ngjitësat përmbushin kërkesat e standartit C2TE S1 sipas normativave përkatëse. Weber Serbia ka hedhur në treg tashmë ngjitësat e pllakave me teknologjinë Tixogel – ku përzjerja me ujë formon një masë në formë xheli, i cili krijon lidhje të përhershme me sipërfaqet e pllakave dhe bazamentin. Produktet e zhvilluara me teknologjinë tixogel janë; webercol flex tixogel, webercol flash tixogel dhe webercol crystal tixogel, të klasifikimit C2TE S1.