Ebbi Hotel

Ebbi Hotel është një nga hotelet më të reja të Rivierës Shqiptare. E pozicionuar në një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë, hoteli është një koncept modern dhe unik i relaksit dhe komoditetit. Për të ofruar këtë eksperiencë është kujdesur Saint-Gobain me sistemet e mureve të thata Blue Acoustic nga Rigips të cilat janë certifikuar sipas standartit Europian EN 520:2004+A1:2009. Duke siguruar një izolim akustik >65dB, ajo i mundëson çdo pushuesi komfort maksimal për pushime sa më të qeta.
