Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë

Kolegji ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, është një projekt ambicioz i sponsorizuar nga Ministria e Edukimit të Kosovës, Programi i Fqinjësisë së Danimarkës dhe Qeveria Suedeze. Ambientet e studimit dhe ato administrative janë ndërtuar me sistemet e thata Rigips. Weber ka ofruar për këtë projekt zgjidhjet inovative për fasada termike: ngjitësin webertherm Prestige dhe suvanë dekorative weber.design për një ndërtesë me standarte bashkëkohore.
