Terminali Lindor i Autobuzave

Terminal autobuzash

 

Në kryqëzimin e autostradës Tiranë-Elbasan me Unazën e Tiranës, në zonën periferike Juglindore, po ndërtohet Terminali Lindor i Autobusave Tiranë si pjesë e një grupi të ri dhe ekzistues ndërtesash dedikuar biznesit, restoranteve dhe zonave rezidenciale, duke krijuar një tranzicion midis qytetit të dendur dhe zonave rurale.

Për ndërtimin e këtij terminali, Saint-Gobain Shqipëri, ka mundësuar pllakën e gipsit novatore të fasadës së gjeneratës së re, GLASROC® X rezistente ndaj lagështirës, zjarrit, impaktit dhe rrezeve UV, si dhe me fleksibilitet të lartë në përkulje. Kjo pllakë është e lehtë për t'u prerë, përdorur dhe montuar dhe nuk ka nevojë për pajisje speciale prerjeje apo mjete për heqjen e pluhurave. GLASROC® X është e vetmja pllakë me bazë gipsi e cila ka të certifikuar performancën në mbrojten nga kushtet e motit pa qenë nevoja të jetë pjesë e një sistemi.