
UNI 4+
Izolim termik i përbëre nga materiale të riciklueshme, për papafingo. Aplikohet midis trarëve dhe gjithashtu edhe për dyshemetë e papafingos mbi të cilat nuk shkelet. Uni 4+ TWIN në dy shtresa identike.

AKUSTO 4+
Izolim termik dhe akustik i përbëre nga materiale të riciklueshme. Për struktura të lehta të parafabrikuara si mure ndarës gipsi dhe druri. I përshtatshem për zyra, hotele, spitale, shtëpi etj. Akusto 4+ TWIN në dy shtresa identike.

DOMO 4+ TWIN
Izolim termik inovativ me përbërje materialesh të riciklueshme. Për struktura druri, tavane gipsi, dysheme dhe tavane që nuk mbajnë peshë. Në dy shtresa identike me trashësi 5cm.